• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fuck You…

13:07 | 10/07/2016
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

Këto ditë europiani se ku kam lexuar, madje m’u mbush mendja, se historia nuk rishkruhet, por gjithsesi mund ta plotësosh me ndonjë kapitull të ri. Ne e bëmë këtë me përfaqësuesen, pra i plotësuam fletët e bardha që kishim në dispozicion, duke u kthyer në shtëpi me kokën lart. Madje aq lart, sa për të riparë zinxhirin e pantallonave duhej tender. Me një kostum “shik” që i mahniti të gjithë pjesëmarrësit, uniformë sportive nga më të shtrenjtat, hotel fshati i rrethuar me yje, përpara dhe prapa dhe në fund një Kombëtare më shumë se dinjitoze. Kur u kthyem në shtëpi na pëlqeu ta quanim veten fabula e 240-të e La Fontenit, por çfarë gjetëm këtu me atë kostumin firmato, kur hymë zyrë më zyrë, diku për të marrë një çelës dhe diku një pasaportë? Të njëjtin llum që lamë edhe më përpara se De Biazi të ishte më pak mbret se Ahmet Zogu. Skuadra kampione e Shqipërisë u dënua nga UEFA. Dallavere, që tani i thonë me delikatesë trukime dhe kjo histori kishte filluar përpara se Kombëtarja të fillonte të stilohej. Na u tha se ishte thjeshtë një marrëzi, se gjithçka do të sqarohej, se do të jemi më të fortë se kurrë, por në fund fare rezultoi se ishte thjeshtë një vjedhje pa maska. Një gjë është e sigurtë, në këtë territor të kufizuar që gjatë periudhës së kampionatit mund ta përshkosh edhe në këmbë, kemi gjithçka… kostume firmato po e po, puro kubane, arrogancë VIP-ash, por ndershmëri jo. Ndërkohë që këtu purot janë që të bëjnë të ngrihesh në këmbë përpara pirësit, madje edhe të përulesh me mirënjohje, të huajt këtë paraqitje pompoze nuk e vlerësokan edhe aq shumë dhe e dhanë verdiktin e tyre: “Fuck You”. Po Bashkia e atij qyteti të mrekullueshëm (ku thuhet se janë bërë sfilata mode që në atë mot, kur vetëm një pakicë shqiptarësh dinin të shkruanin, madje nga e djathta në të majtë dhe jo me gërma latine), si mund të krenohet me disa mashtrues, por vetëm disa, pasi pjesa më e mirë e atyre që janë veshur bardhekuq në këtë gjysmë dekade ishin me integritet. Filo, Peleshi, Bode, dreqi dhe i biri që u bënë personazhe në shkallët e stadimit, që edhe kur gëzoheshin për një gol dukeshin si fodullë, sipas një vendimi të UEFA-s morrën të njëjtin vlerësim: “Fuck You”. Po kur bëjnë edhe ndere. Skënderbeu i ka dhënë borxh Kukësit, vetëm për ndeshjet e Europa League, dy nga futbollistët më të spikatur të kampionatit shqiptar, Lilajn dhe Latifin. Pikërisht Kukësit të Safetit, këtij që është ankuar kaq shumë, se Skënderbeu paska mbështetje nga Federata dhe për këtë arsye e ka pasur të pamundur ta çojë një kampionat në verilindje gjatë kohës së “mbretërimit” të tij. Gjici, i cili ka vite që mallkon ata që këtë muaj i bëri ortakë e meriton t’i çosh në vëmendje atë “fuck…”, që UEFA i ka dërguar ortakëve të rinj. Ndërsa drejtuesi i Skënderbeut, jo Filo, ky tjetri, ka vendosur që të mos i japë asnjë futbollist Partizanit, për ta ndihmuar në Champions League. Madje as punëtorin e fushës nuk do ta lëshojë me parametër zero, megjithëse thuhet se klubi i kuq ka pajtuar Moxhin për ta bindur që të vijë në kryeqytet. Këta bijtë e mëkatit kanë guximin të fyejnë Partizanin, me 15 kampionate të fituara dhe 15 kupa të Shqipërisë dhe me një plejadë futbollistësh nga më të mëdhenjtë. Tentojnë të fyejnë një histori futbolli, e tipit “bless you”. Dhe në fund të kësaj historie doli në ekranet e televizioneve një jurist i FSHF-së, të cilit i kishin dhënë të lexonte disa fjali dhe për të qenë i sigurtë gërmëzonte çdo fjalë. Ky zotëria na dha të kuptonim, se drejtuesit e Skënderbeut ishin mpleksur me ca pisllëqe jashtë vendit, ndërsa në kampionatin tonë që e organizon Duka, gjithçka ka qenë e pastër. Dhe në fund pyetja retorike: Pse këmbëngulni për një tjetër dënim? Po UEFA mër vllai tem, që përpara se të merrje titullin jurist presupozohet që ke lexuar nja 35 kilogramë libra, ka dënuar kampionët e vendit, ata që na bënë krenarë përpara se Kombëtarja të bënte të pabërat. Jemi dënuar ne të gjithë, është dënuar skuadra “ama”, është dënuar e gjithë Shqipëria e futbollit… “Fuck you too”.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Etiketa: Champions LeaguedallaverefabulaLa FontenSafet Gjicisaimir demiuniformë sportive

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para

Asnjë nuk do zgjedhje të parakohshme

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –

Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –

08:27 | 25/03/2023
Vijon rënia e Euros, për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës

Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –

08:15 | 25/03/2023

Pse teknologjia kineze është e rrezikshme për sigurinë? –

07:57 | 25/03/2023
“Do zgjidhni një problem”/ Horoskopi i së dielës, çfarë thonë yjet –

Horoskopi, 25 mars 2023

07:41 | 25/03/2023
Si do të jetë moti? Zbuloni parashikimin për sot –

Moti sot, 25 mars 2023 –

07:35 | 25/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –
  • Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –
  • Pse teknologjia kineze është e rrezikshme për sigurinë? –
  • Horoskopi, 25 mars 2023
  • Moti sot, 25 mars 2023 –
  • Ishujt ku dita zgjat 4 muaj –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Cilat janë “viruset zombi”, ende të gjalla pas 50 mijë vjetësh –
  • Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com