Leonard Palushi, shefi i krimeve në Komisariatin e Lezhës është vënë sot në pranga në kaudër të operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Nga zyra si nëpunës shteti, Palushi ishte kthyer në shërbim të bandave dhe jo pak herë u kishte ardhur në ndihmë atyre. Një prej rasteve që tashmë është zbuluar, ka lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur më 20 korrik të vitit 2020 tek ‘Rrethrrotullimi i luleve’.
Sipas dëshmive të dhëna nga të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj, Palushi ka qenë personi që ka vënë armën e zjarrit në servisin e Albert e Seit Manhasës, babë e bir. Për pasojë, të dy u vunë në pranga, por më vonë u liruan për mungesë provash. Palushi ka parë me sy edhe vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama, ngjarje e ndodhur në Lezhë më 28 shtator të vitit të shkuar.