Pjesë e listës ish-kryetarë gjykatash e anëtarë të KLD-së. Cilët janë gjyqtarët me mbi 1 milion dollarë pasuri. Procesi i ri i deklarimit të pasurisë dhe çfarë parashikon pika 1, 2 dhe 3 e nenit Ç të ligjit për Vetingun. Ekspertët ndërkombëtarë të OMN-së hetim edhe informacioneve që vijnë nga publiku.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka një rol të rëndësishëm në procesin e vetingut të sistemit të drejtësisë. Verifikimi i pasurisë së secilit prej anëtarëve të sistemit të drejtësisë, do të jetë objekt i punës së ILDKPI-së, i cili bazohet në kërkesat e OMN-së, grupi i ekspertëve ndërkombëtarë të monitorimit. Referuar punës së deritanishme të ILDKPI-së, një listë paraprake e këtij institucioni është gati pasi janë bërë publike rastet e gjobës e kërkesës për ndjekje penale, të një numri të konsideruar gjyqtarësh e prokurorësh. Emrat e tyre dhe masat disiplinore apo paditë penale të ILDKPI-së ndaj tyre, gjenden në listat e gjata të zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptarë që fshehin pasuritë e tyre apo refuzojnë t’i deklarojnë ato. Listat janë publikuar nga ILDKPI përmes njoftimeve zyrtare në fund të çdo procesi hetimi.
Rivlerësimi
Neni Ç i ligjit për Vetingun, në Kushtetutën e re të Shqipërisë miratuar në 22 korrik të këtij viti, parashikon procesin e rivlerësimit për të gjithë anëtarët e sistemit të drejtësisë. Sipas këtij neni, rivlerësimi përfshin kontrollin e pasurisë, të figurës dhe të aftësive profesionale. Pra, një ndër pikat kyçe të këtij procesi është kontrolli i pasurisë. Procesi i kontrollit të pasurisë mbështetet në veprimet e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili merr informacione nga institucionet shtetërore dhe publiku. Pika 2 e nenit parashikon që subjekti i rivlerësimit dorëzon një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë në përputhje me ligjin. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kontrollon deklaratën e pasurisë dhe i dorëzon Komisionit një raport për ligjshmërinë e pasurive, për saktësinë dhe plotësinë e deklarimit, sipas ligjit. Pika 4 parashikon që nëse subjekti i rivlerësimit ka një pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ai prezumohet fajtor për shkeljen disiplinore, përveçse kur ai paraqet prova që vërtetojnë të kundërtën. Pika 5 e këtij neni parashikon që në se subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon deklaratën e pasurisë në kohë sipas ligjit, ai shkarkohet nga detyra.
Lista e parë e ILDKP-së
Por si është kryer ky proces deri tani nga ILDKPI dhe sa gjyqtarë e prokurorë kanë janë përballur me drejtësinë apo kanë lënë detyrën. 27.al ka hulumtuar rastet e kontrollit të ILDKPI-së ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në faqen zyratre të ILDKPI-së janë pasqyruar vendimet për padi penale ndaj rreth 40 gjyqtarëve të sistemit të drejtësisë të akuzuar për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive të tyre. Në se do të zbatohet neni Ç dhe D i Kushtetutës së re të Shqipërisë, të gjithë këta gjyqtarë shkarkohen menjëherë nga puna dhe disa për disa prej tyre mund të ketë ndjekje penale.
Më poshtë publikohet lista me gjyqtarët e prokurorët që janë gjobitur ose paditur në prokurori nga ILDKPI në tetë vitet e fundit për fshehje të pasurive, deklarime të rreme të pasurive, falsifikime dokumentash, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash. Pjesë e kësaj liste është edhe Alaudin Malaj, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit, i cili sipas ILDKPI-së, në deklarimin e parë të interesave private, ka deklaruar gjithsej asete në shumën 60.000 euro dhe në fund të vitit 2014 shkon 1.7 milion euro apo edhe rasti i gjyqtarit Gjin Gjoni apo i gjyqtares Shpëtime Pitarku, pasuria e deklaruar e të cilëve i kalon 1 milion euro.
Ndërkohë, roli i ILDKPI-së në procesin e vetingut është një ndër pikat ku PD e konteston ligjin për vetingun, të cilin e ka çuar sot në Gjykatën Kushtetuese.
Lista e ILDKPI-së me gjyqtarë e prokurorë të proceduar për mos deklarim dhe fshehje të pasurive
Bujar Memia Prokuror, Prokuroria, Pogradec
Rexhep Derveni, Kancelar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë;
Mustafa Turku, Prokuror, Prokuroria e Rrethit Elbasan
Tomorr Kullolli, Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Petraq Çuri, Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës;
Alvano Murataj Gjyqtar Gjykata e Rrethit Korçë 25,000 lekë
Klodian Rado Gjyqtar Gjykata e Rrethit Pogradec 25,000 lekë
Besnik Qira, Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;
Brunilda Astrit Kasmi (Dibra) Gjyqtar Gjykata Tiranë
Osman Laze Aliu Gjyqtar Gjykata Tiranë
Klodian Balil Rado Gjyqtar Gjykata Tiranë
Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Vlorë.
Rasim Doda gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë.
Enkeleda Doda (Kashuri) gjyqtare në Gjykatën e rrethit gjyqësor, Sarandë
Alaudin Malaj, ish-Kryetar i Gjykatës së Apelit Tiranë.
Shpëtime Pitaku, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.
Petref Asllani, Prokuror në Prokurorinë e Rrethit Elbasan
Qani Hasa, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Elbasan
Osman Aliu, gjyqtar pranë Gjykatës së shkallës së parë, Kavajë
Ardian Kalia, Gjyqtar, Gjykata e shkallës së parë Tiranë,
Albano Çepele, ish–Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër
Enkeleda Kota, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë
Fitim Koçiaj, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë
Abaz Abazi, ish – Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë
Nertila Lapi, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë
Arjola Feshti, ish – Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë
Armando Cjapi, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë
Naser Jakupaj, Përmbarues Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë
Gjin Gjoni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Dhimitër Pojanaku, gjyqtar Gjykata e rrethit Pogradec
Arjan Qafa, inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Klorinda Çela Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Tiranë.
Ken Dhima Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Vlorë
Saliko Hajno Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër
Denada Elez Selimi Avokatura e Shtetit Avokat Shteti
Bujar Çiçi Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë
Sotiraq Stratobërdha Kancelar pranë Prokurorisë Korçë
Andi Deda, Kancelar Prokuroria Rrethit Vlorë
Meliha Kukaj, Kancelare në Gjykatën e Shkallës së Parë Pukë
Të dhënat janë marrë nga deklarata zyrtare të pasqyruara në faqen zyrtare të Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
http://www.hidaa.gov.al/
Comments 1