• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fshati pa rrugë, djemtë mbeten beqarë

22:19 | 01/02/2023
në Kryesore, Shqiperi
0

Lexo edhe

Tjetër vrasje, 33-vjeçari goditet me thikë në zemër… –

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Fiks Fare këtë të mërkurë ngriti shqetësimin e banorëve të Dënasit, Njësia Administrative Lekas, Bashkia Korçë.

Banorët ankohen se nuk kanë rrugë në fshatin e tyre dhe kjo zgjat prej më shumë se dhjetë vitesh.  Fshati i thellë në të cilin të duhen pesë orë nga Korça për të mbërritur në të, ka rreth 35 – 40 banorë, nga të cilët 8 invalidë dhe  15 djem beqarë.

”Invalidët kur sëmuren i mbajmë në krah deri sa i nxjerrim në një farë vendi ku mund të kalojë makina”- tregojnë banorët. Ndërsa për djemtë beqar halli është edhe më i madh, vajzat nuk pranojnë të shkojnë nuse në këtë fshat. Shkak rruga.

Por edhe në kryeqytet nuk mungojnë të tilla probleme. Edhe banorët e rrugës “Demneri” në Kashar ankohen për rrugën.  Prej 20 vitesh banorët pohojnë se në rrugën e tyre nuk është bërë asnjë investim. Bëhet fjalë për një rrugë që i lidhen ata me rrugën dytësore të autostradës. Te kjo rrugicë janë dhe disa shkolla private dhe shpeshtësia e kalimit të furgonëve të këtyre shkollave e kanë përkeqësuar këtë rrugë dhe ata nuk e mirëmbajnë. Janë banorët e rreth 20 familje që kalojnë në këtë rrugë.

Kanë dërguar disa letra në Njësitë Administrative dhe Bashki, por që nuk është marrë asnjë përgjigje.

“Vetëm Fiksi ka qenë i gatshëm që të vinte. Keq është më të sëmurët se nga gropat u hapen plagët nëse kanë. Rrugën e ka shtruar dikur Kolegji Amerikan, por këta të tjerët, nuk bëjnë gjë. Kjo rrugë është rreth 200 m e gjatë. Shkollat që janë këtu nuk bashkëpunojnë që ta rregullojnë. Problem kemi dhe për fëmijët se i marrim me çizme dhe kur dalin në rrugë u veshim këpucët,”- shprehen banorët. Ata thonë se nga Njësia Administrative Kashar dhe nga bashkia nuk ka ardhur askush.

Fiksi pyeti ne Njësinë Administrative Kashar në lidhje me problemin e ngritur nga banorët. Valter Baze administrator i  Njësia Adminstrative Kashar , ku theksoi se problematika e rrugës është e mbartur ndër.

“Ne si Njësi Administrative në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse kemi bërë sakrifikimin e kësaj rruge, sepse për ndërhyrje është e pa mundur pasi kërkon një investim goxha të madh. Ne e kemi paraqitur në Bashkinë e Tiranës për ta futur në pjesën e investimeve, që dhe kjo rrugë të marrë zgjidhje përfundimtare,”- shprehet Baze.

Ai pohon se me zgjerimin e lumit të Lanës do fillojë edhe rregullimi i rrugës, por që nuk ka një datë fikse apo të përafërt për ta konfirmuar. Gjithashtu ai sqaron se po deri në rregullimin e saj përfundimtar njësia nuk mund ta mirëmbaj me çakull, pasi do të rritej niveli i rrugës dhe uji do të përfundonte në shtëpitë e banorëve. Pra e vetmja zgjidhje për banorët është që investimet që do të kryhen për Lanën të fillojnë sa më shpejt./TopChannel

Të Lidhura

Vetëplagoset me armë zjarri 59 vjeçari nga Delvina –

Tjetër vrasje, 33-vjeçari goditet me thikë në zemër… –

nga 27
19:56 | 29/03/2023
0

Pas vrasjes së dyfishtë në Kavajë, një tjetër person ka gjetur vdekjen në një qytet tjetër të Shqipërisë. Bëhet fjalë...

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

Këta vjedhin çdo gjë, s’pyesin për qytetarët –

nga 27
19:40 | 28/03/2023
0

Sali Berisha në Kuçovë ka prezantuar kandidatin për kryetar të bashkisë, Lefter Maliqin. Berisha tha se maxhoranca vetëm vjedh në...

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

Mbajti për 10 ditë të vdekur në banesë Eltonin, dëshmia e Husës

nga 27
23:13 | 09/03/2023
0

Është zbardhur dëshmia e plotë e Majdiel Husës, personi që mbajti për 10 ditë trupin e pa jetë të Elton...

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

Bushati: Ja çfarë do të ndodhë me zgjedhjet

nga 27
23:05 | 09/03/2023
0

Analisti Andi Bushati deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se Partia Demokratike është e Sali Berishës pavarësisht çfarëdolloj vendimi. Sipas...

Para
Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi

Zyrtari i PD pozon me McGonigal, reagimi

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –

Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –

16:11 | 30/03/2023
1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –

1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –

16:05 | 30/03/2023
Kërkoi “t’i binte shkurt”, kroati pezullohet për përdorim dopingu –

Kërkoi “t’i binte shkurt”, kroati pezullohet për përdorim dopingu –

15:59 | 30/03/2023
Pesë të arrestuar në Tiranë, mashtronin të huajt –

Mori 100 mijë euro duke vjedhur llogari në ‘Facebook’, arrestohet –

15:56 | 30/03/2023
14 MLN € për pastrimin e plazheve –

14 MLN € për pastrimin e plazheve –

15:52 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –
  • 1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –
  • Kërkoi “t’i binte shkurt”, kroati pezullohet për përdorim dopingu –
  • Mori 100 mijë euro duke vjedhur llogari në ‘Facebook’, arrestohet –
  • 14 MLN € për pastrimin e plazheve –
  • Çmimi i biletave për ndeshjen e Arsenalit ka kapur shifra anormale –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Luizi i zhgënjyer me Jorin, ja përse (VIDEO) –
  • 1 nuk mjafton! Messi synon triumfin e dytë në 2026, ja plani i tij –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com