Gazeta holandeze “Telegraf” shkruan se Frroku, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj zgjodhi të arratisej në Holandë për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Frroku, i arrestuar më 9 maj në Holandë refuzon ekstradimin nga Holanda në Shqipëri.
Tentativa e tij, sipas Telegraf është një praktikë e njohur e kriminelëve shqiptarë, britanikë dhe italianë, të cilët zgjedhin të jetojnë në Holandë, nën anonimat, por duke drejtuar aktet kriminale prej aty.
“Frroku, një anëtar i shquar i Partisë Kristiandemokrate në Shqipëri, është i lidhur me krimet”, shkruan Telegraf, duke iu referuar më së shumti ngjarjes së 24 shkurtit të 2013 ku mbeti i vrarë komisar Dritan Lamaj