Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka hapur garën për zgjedhjen e lidershipit të ri. Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka firmosur vendimin për çeljen zyrtare të garës për kreun e ri të FRPD.
Afati për të dorëzuar kandidaturën është deri në datën 28 korrik 2022.
Bëhet e ditur se dokumentacioni i nevojshëm kërkon edhe një CV, letër motivimi, fotokopje të diplomës së arsimit të lartë, si dhe kualifikime të tjera. Kujtojmë se FRPD drejtohet ende nga Belind Këlliçi i cili dha dorëheqjen në 11 nëntor të 2021.