FRONTEX: Rritet numri i emigrantëve që kalojnë paligjshëm në kufirin Greqi-Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FRONTEX: Rritet numri i emigrantëve që kalojnë paligjshëm në kufirin Greqi-Shqipëri

13:49 | 18/10/2019
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, zëdhënësja e FRONTEX, Izabela Cooper, tha se numri i emigrantëve që përdorin kufirin Greqi-Shqipëri për kalim të paligjshëm, është dyfishuar, krahasuar me vitin e kaluar.

Në maj të këtij viti, policia kufitare shqiptare dhe FRONTEX, Agjencia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e Bashkimit Europian nisën patrullimin e përbashkët në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër dhe në Kapshticë të Korçës, 50 oficerë policorë nga 11 vende të BE-së asistojnë policinë shqiptare për përballimin e valës së emigrantëve që vijnë nga Greqia dhe përdorin si tranzit Shqipërinë për në vendet e Bashkimit Europian dhe për të luftuar krimin ndërkufitar. Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, zëdhënësja e FRONTEX, Izabela Cooper, thotë se numri i emigrantëve që përdorin kufirin Greqi-Shqipëri për kalim të paligjshëm, është rritur dyfish krahasuar me një vit më parë.

Deutsche Welle: Në maj të këtij viti nisi operacioni i përbashkët i patrullimit mes policisë kufitare shqiptare dhe FRONTEX, në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi. Si ka qenë vijueshmëria e këtij bashkëpunimi?

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Izabela Cooper: Ky patrullim i përbashkët ka shumë qëllime të rëndësishme. Një ndër to është menaxhimi i valës migratore por gjithashtu 50 oficerët policorë të FRONTEX asistojnë autoritetet shqiptare në përballjen e një sërë krimesh serioze ndërkufitare siç janë terrorizmi, trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi i drogërave, trafikimi i automjeteve dhe falsifikimi i dokumenteve. Dua të theksoj se roli i FRONTEX nuk është të zëvendësojë por t’i sigurojë mbështetje teknike shtesë autoriteteve shqiptare. Pra, në të gjitha aktivitetet tona policia kufitare shqiptare është gjithmonë e pranishme në terren: me makinat tona të patrullimit dhe në kontrollin kufitar.

DW: Shqipëria po përdoret si vend tranzit nga refugjatët që kanë si destinacion Europën Perëndimore. Cilat janë vendet e origjinës së tyre?

Izabela Cooper: Kombësitë kryesore të emigrantëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri përfshijnë Irakun, Sirinë, Marokun, Pakistanin, Algjerinë dhe Palestinën. Pjesa më e madhe e këtij grupi hyjnë në Greqi përmes ultësirës së lumit Evros, tokës kufitare mes Turqisë dhe Greqisë. Pjesa tjetër arrin përmes ishujve të Egjeut dhe grupi i tretë janë ata që kanë jetuar në Greqi për disa muaj dhe më pas vendosin për të vijuar më tej për kushte më të mira ekonomike.

DW: Cilat janë rezultatet e arritura deri tani nga ky patrullim i përbashkët?

Izabela Cooper: Bashkëpunimi me Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm për ne, duke qenë se përbën korridorin kryesor të tranzitit që përdorin emigrantët që vijnë nga Turqia, nëpërmjet Greqisë. Këtë vit, deri tani, janë shënuar dyfish më shumë emigrantë që hyjnë në Shqipëri nga Greqia, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Që nga nisja e këtij operacioni, në muajin maj të këtij viti, janë regjistruar për kalim të paligjshëm të kufirit 3500 emigrantë, një shifër shumë domethënëse.

DW: Ka pasur një ulje apo rritje të numrit të këtyre emigrantëve nga muaji në muaj?

Izabela Cooper: Ne kemi regjistruar rritje të ndjeshme. Për t’iu dhënë një shembull konkret: në muajin qershor të këtij viti u regjistruan 500 emigrantë të paligjshëm duke hyrë në Shqipëri nëpërmjet Greqisë. Në shtator, ky numër u rrit në 1300, për vetëm një muaj. Pra rritja është e vazhdueshme dhe domethënëse./DW

Etiketa: Agjencia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare e Bashkimit EuropianFrontexIzabela Coopernumri i emigrantëvezëdhënësja e FRONTEX

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Ferdinand Samarxhi: Nënë Tereza, gruaja që sfidoi dhe modifikoi portretin e shekullit

Ferdinand Samarxhi: Nënë Tereza, gruaja që sfidoi dhe modifikoi portretin e shekullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com