“Frikë për rikthimin e Bashës”, Zheji për financimin rus të PD: Akuzat si gjueti shtrigash – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Frikë për rikthimin e Bashës”, Zheji për financimin rus të PD: Akuzat si gjueti shtrigash

16:14 | 14/09/2022
në Uncategorized
0

Analisti Artur Zheji shprehet se lajmi i publikuar sot se Rusia i ka dhënë 500 mijë dollarë PD-së në 2017 për të lobuar, është një lajm i mirë për kryeministrin Rama.

Në një intervistë për “News 24” ai thotë se nëse Basha del i pastër nga kjo histori ka një kauzë të mirë për t’u rikthyer, në të kundërt, nëse del fajtor ai ekspozohet edhe penalisht.

Si e komentoni lajmin për “500 mijë dollarë të ardhura nga Rusia që u përdorën nga PD për lobim”?

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

E pashë, mora njoftim se është një lajm që krijon jehonë. U trishtova kur pas këtij lajmi shpërtheu një sulm nga PD dhe Berisha që drejtuan shigjetat e tyre ndaj Bashës. Mbi Bashën u shtua edhe një krim tjetër, tani na doli edhe i shitur te rusët. Unë nuk i besoj historive kur ka një fajtor për të gjitha. Në këto raste thuhet “kokë turku”. Gjendet një person që ti marrë të gjitha mëkatet përsipër dhe pjesa tjetër del e larë. Ky mekanizëm është i trishtueshëm për kompaktësinë e opozitës.

Ka përgjegjësi Basha?

Kjo çështje u hap dy herë, u kalua edhe në prokurori në atë periudhë. E gjithë e djathta ishte kompakte që ishte shpifje, tani del që këtë çështje e mbylli drejtësia e Ramës për të mbajtur Lulin të pastër. Lajmi është i rëndë. Është detyrë e Bashës dhe strukturave të PD-së që të zbardhin të vërtetën por jo të zbardhin akuza sikur nuk kanë qenë në PD. Për këtë mendoj që nga Berisha deri më poshtë, kanë në mënyrë të përpjestueshme për dy qëndrime: për mbrojtjen në bllok që i bënë Bashës dhe për sulmin në bllok që i bëjnë Bashës.

Mund ta hetojë SPAK?

Ne e kemi bërë SPAK sikur do na shpëtojë Shqipërinë. SPAK e ka marrë këtë përsipër me gjykata që nuk funksionojnë. Vetëm SPAK është një entitet juridik që i varen shumë detyra. Nuk e di a do kemi shumë përgjigje nga SPAK.

Në 2017 u kërkua hetim për këtë çështje, drejtësia më pas i hodhi poshtë akuzat…

Ne nuk kemi nga ata liderë politikë kaq naivë që t’i prekin lekët me dorë. Është gjithmonë një dorë e tretë që është më e vështirë që t’i vërtetojë lidhjet me dorën e dytë dhe dorën e parë. Është një proces shumë i vështirë investigimi. Nuk thuhet dot që Basha i mori këto lekë për të bërë foto me Trump. Në platformën e PD ka pasur gjithmonë një politikë të jashtme konseguente që marrëdhëniet me Moskën kalojnë nga Brukseli dhe Uashingtoni, jo nga Tirana. Çfarë do bënte PD në 2017? Mund të sillte destabilizimin e vendit dhe kjo mund t’i interesonte rusëve. Kjo ka qenë një nga hipotezat. Nuk mund të paragjykojmë ne çdo tendencë opozitare si tendencë për destabilizim.

Floriana Garo kërkoi rihapje të çështjes. Bini dakord?

Në qoftë se nuk kemi të bëjmë me gjueti shtrigash, çdo vënie e pikave mbi “I” është në të mirë të atij që është i pafajshëm. Nëse Basha është i pafajshëm dhe miqtë e tij në PD janë dorëjashtë nga kjo akuzë, atyre u bëhet mirë. Do ishte një rast i mirë për Bashën që të rikthehej në politikë, nëse është i pafajshëm. Në një strategji elektorale i akuzuari Basha mund të bëhet akuzuesi Basha. Që të gjitha të këqijat i bën një njeri i vetëm, është një politikë e vjetër.

A ka ndikuar kjo çështje te përjashtimi i Berishës?

Berishës iu hapën sytë tani, nuk i kishte sytë e mbyllur. Nëse iu hapën sytë tani, kjo goditje vjen nga të tjerë vende dhe kancelari, mendoj se Basha nuk mund ta dinte që Berisha apo të tjerët do t’i bënin namin dhe prandaj e nxorri nga grupi parlamentar. Ekziston frika “Basha”, ndryshe nga ata që mendojnë se ai vlen shumë pak në elektorat. Fakti që e sulmojnë kaq egër do të thotë se ka një frikë për rikthimin e tij politik.

Sa e dëmton kjo çështje PD-në?

Ky është një lajm i mirë për Ramën. Dobësimi i PD-së vazhdon dhe kjo është e dhimbshme. Sa u pa një sinjal që mund të prekte figurën e Bashës u turrën. Ky është një lajm i mirë për Bashën por edhe për Ramën. Për Ramën është lajm i mirë se vazhdon përçarja e PD-së. Për Bashën është lajm i mirë që nëse është i pafajshëm, e bën kauzë dhe u thotë shqiptarëve që “politika e re duhet nuk është e sharjes apo shpifjes, por një politikë më afër të vërtetës”. Basha mund të jetë nga një i akuzuar në një akuzues të madh të atyre që duan shkatërrimin e tij përfundimtar. Nëse Basha është fajtor mbi të bien të gjitha ligjet e lustracionit dhe ai del nga politika dhe Parlamenti dhe ekspozohet ndaj drejtësisë në mënyrë penale.

Etiketa: Akuzatlobim i PDRusëtZheji

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para

Marrëveshja Kosovë-Serbi, zbardhen pikat e kornizës së diskutimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026
Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

18:15 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –
  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com