“Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”, poeti dhe jeta e tij – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”, poeti dhe jeta e tij

12:40 | 15/02/2016
në Uncategorized
0

“Libri “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”, paraqet kujtime tronditëse, dramatike e poetike për dy ditët e poetit Frederik Rreshpja, në Kukës, disa muej para se ai me vdekë. Të gjithë ata që s’kanë pasë fat – sikurse unë – me e taku të gjallë poetin Rreshpja, do të ndihen tanë kohën në shoqninë e tij, tue lexu këtë libër-homazh, të shkruem me shumë kujdes e dashuni nga shkrimtari Petrit Palushi.
Këto shënime vijnë e bahen të paçmueshme kur e kuptojmë se ato sjellin një dëshmi të rrallë e të gjallë për personalitetin e poetit me vargun ma të veçantë në gjithë historinë e vargnimit shqip.
Rreshpja nuk ishte poet i cili vetëm shkroi poezi, ai edhe jetoi poetikisht. Në mënyrë të çuditshme, aq sa ishte e randë jeta e tij, po aq e fuqishme u ba shprehja e tij poetike. “Frederik Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”, një libër i rrallë për nga stili, personazhi dhe shtjellimi i ngjarjeve, asht në një takim artistik që na ban me u ndi herë-herë mirë sepse e kuptojmë që nuk ishim vetëm na që nuk e kemi kuptu kurrë Rreshpen”, shkruan Agim Morina mbi kete liber te shkruar nga Petrit Palushi.

Fragment nga libri:

“Biseda qe njëfarësoj e shrregullt.
Shpesh e fuste atë në shtjella të paparashikueshme. Në bisedë ai përmendte poezinë, Prishtinën, Shkodrën, Kukësin, nënën e vet, vjeshtën, vetminë, trishtimin, fatin e mbrapshtë, sëmundjen, etj., etj. Shpesh e ndërpriste temën e bisedës dhe kalonte
lehtësisht te tjetra…
– Në vitin 1996, – tha, – pashë në sallën e Teatrit kombëtar në Tiranë dramën “Në pritje të Godosë” të Beckett-it. Kisha dekada pa ndjekur një dramë. Regjisor i dramës ishte Fadil Hysa. U ndjeva shumë mirë se po e përjetoja thellë lojën e aktorëve të Prishtinës. As më njohu kush në sallë, as njofta kënd. Një djalë e një vajzë pranë meje as po e shihnin dramën. Duartrokitnin kur duartrokitnin të tjerët. Mua m’u duk se po pritja Fredin, por ai s’erdhi. Kur shfaqja mbaroi hodha sytë mos shihja Fredin. Ai askund… Atëherë dola edhe unë me spektatorët
e tjerë.
– Fredi ishte aty, – ia ktheva, – me cilësinë e mendjes së vet.
– Jo, – më tha. – Fredi ishte shtegtar. Nuk e di pse s’po vinte. As e mora vesh, po as nuk pyeti kush pse nuk erdhi. Si duket ishte në vetminë e vet. Se edhe vetmia për njerëzit ishte.
Edhe Fredi njeri ishte. I piu dy cigare ngjitmas, madje me cigaren e pambaruar ende e ndezi tjetrën”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Skeda:

Titulli: Frederik Rreshpja që s’e kuptuam kurrë

Zhanri: Kujtime

Autor: Petrit Palushi

Botoi: Ombra GVG

Viti: 2016

Faqe: 126

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Prishtinë/ Gjykata urdhë-rarrest për Albin Kurtin

Prishtinë/ Gjykata urdhë-rarrest për Albin Kurtin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –

15:24 | 02/04/2026
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –

15:04 | 02/04/2026
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe… –

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe… –

14:56 | 02/04/2026
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:40 | 02/04/2026
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim? –

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim? –

14:26 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –
  • Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –
  • Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe… –
  • Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
  • Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim? –
  • Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës –
  • Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com