Kryeministri francez, Edouard Philippe doli para gazetarëve che shpalli një moratorium për gjashtë muaj, gjatë cilit nuk do të ketë asnjë rritje çmimesh për karburantet, ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike. Protesta e “jelekëve të verdhë” dha frutet e para, tërheqjen e qeverisë, pavarësisht se e përkohshme.
Prej përplasjes shumë ditore të popullit me pushtetin u shënuan katër të vdekur dhe qindra të lënduar.
Qysh prej mesit të nëntorit “jelekët e verdhë” kanë protestuar për një taksë të diskutueshme të karburantit.
Më poshtë një film i gjatë që tregon se si protestojnë “barbarët” francezë.