Franc Çopja organizoi vrasjen e Ardit Spahiut. Nis procesi i bujshëm – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Franc Çopja organizoi vrasjen e Ardit Spahiut. Nis procesi i bujshëm –

15:41 | 05/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 7 Janar 2026 –

Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike –

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe –

Nga Tony Chalot, DH NET

Këtë të hënë, një çështje aspak e zakonshme do të nisë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të Brukselit, e cila do të zhvillohet në kompleksin ‘Justitia’ gjatë ditëve në vijim. Ambienti ultra i siguruar nuk do të jetë i tepërt për të gjykuar nëntë persona, të akuzuar për një nga narko-vrasjet e para që tronditën kryeqytetin belg.

Figurat kryesore të dosjes, Franc Gergely dhe Mikael Qosja, dyshohet se janë anëtarë të një klani mafioz në Shqipëri, i përmendur shpesh në çështje të importit të kokainës në shkallë të gjerë në Europë.

Ngjarja

Më 27 nëntor 2020, Ardit Spahiu, një shqiptar 38-vjeçar, ra në një pritë në rrugën Condor, në Molenbeek-Saint-Jean. Rreth orës 17:45, një burrë i armatosur dhe i maskuar, i pajisur me një armw automatike me silenciator sipas një dëshmitari, hapi zjarr intensiv ndaj tij.

Në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja, ndërsa nëntë plumba e goditën viktimën.

Sipas konstatimeve të para të mjekut ligjor të dërguar në vend në atë kohë, ka shumë gjasa që Ardit Spahiu të jetë ekzekutuar përfundimisht në trotuarin ku u rrëzua.

Luftë klanesh

Ardit Spahiu dyshohet se ishte gjithashtu i përfshirë në trafik droge, përmes një klani tjetër, klani Alibej, rival i atij të Franc Gergelyt. Kjo luftë dyshohet se zgjat prej vitesh dhe ka çuar në disa kontrata vrasjeje në Shqipëri, sipas familjarëve të viktimës që janë marrë në pyetje nga hetuesit e dërguar atje.

Arsyet e konfliktit ndryshojnë nga një dëshmi në tjetrën:

– rivalitet për kontrollin e tregut,

– vjedhja e një ngarkese prej 50 kg kokaine,

– borxhe financiare,

– apo edhe thjesht çështje egoje.

Zhbllokimi i hetimit: SKY ECC

Hetimi ngeci për një kohë të gjatë, deri sa autoritetet arritën të deshifrojnë rrjetin SKY ECC, aplikacionin e mesazheve të përdorur nga bota kriminale ndërkombëtare.

“Ishte sikur po uleshe në tryezën e mbledhjeve të kriminelëve”, komentonte në atë kohë një zyrtar i lartë i policisë federale.

Ky deshifrim çoi në shkatërrimin e shumë organizatave kriminale në mbarë botën, dhe në këto komunikime u gjetën edhe elementë që lidhen me organizimin e vrasjes së Ardit Spahiut.

Veçanërisht në faqet e shkëmbimit të mesazheve mes Franc Gergelyt (i njohur edhe si Franc Çopja) dhe protagonistëve të tjerë të çështjes – tre prej të cilëve janë ende në arrati.

Tani u takon anëtarëve të jurisë, të përzgjedhur këtë të hënë, të përcaktojnë arsyet e kësaj vrasjeje, nëse do të shpallin të akuzuarit fajtorë.

Franc Gergely u arrestua në shtator 2023 në Emiratet e Bashkuara Arabe, prej nga u ekstradua në dhjetor të po atij viti – një precedent i parë gjyqësor mes Belgjikës dhe këtij shteti të Lindjes së Mesme.

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Janar 2026 –

nga 27
07:48 | 07/01/2026
0

Dashi Më në fund, po merrni mbështetjen që ju nevojitet për të ecur përpara me një projekt të rëndësishëm. Kjo...

Parashikimi i motit për sot, 5 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 7 Janar 2026 –

nga 27
07:35 | 07/01/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të...

Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike –

Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike –

nga 27
23:16 | 06/01/2026
0

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në A2CNN, bëri një pasqyrim të situatës nga përmbytjet në vend dhe theksoi se po...

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe –

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe –

nga 27
22:40 | 06/01/2026
0

Në një intervistë në “Studio24” në News 24, Jorida Tabaku u shpreh se sot Partia Demokratike duhet të jetë e...

Para
Rama paraqitet brenda muajit në SPAK për çështjen ‘McGonigal’ –

Rama paraqitet brenda muajit në SPAK për çështjen ‘McGonigal’ -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Janar 2026 –

07:48 | 07/01/2026
Parashikimi i motit për sot, 5 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 7 Janar 2026 –

07:35 | 07/01/2026
Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike –

Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike –

23:16 | 06/01/2026
Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe –

Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe –

22:40 | 06/01/2026
Bilanci i përmbytjes në Durrës/ 800 banesa të nën ujë, 180 banorë të evakuuar gjatë natës –

Bilanci i përmbytjes në Durrës/ 800 banesa të nën ujë, 180 banorë të evakuuar gjatë natës –

22:34 | 06/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 7 Janar 2026 –
  • Rrezikojnë daljen nga shtrati, Erzeni në pikën kritike –
  • Nuk përjashtohet njeri për mendim ndryshe –
  • Bilanci i përmbytjes në Durrës/ 800 banesa të nën ujë, 180 banorë të evakuuar gjatë natës –
  • Kosova armatoset me sisteme moderne anti-tank nga Turqia –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 7 Janar 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com