Fotot satelitore nga 1984: Tirana, ç’ka qenë, ç‘është… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fotot satelitore nga 1984: Tirana, ç’ka qenë, ç‘është…

17:37 | 06/09/2017
në Shqiperi
0

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Pamjet nga sateliti tregojnë si ka ndryshuar qyteti i Tiranës ndër vite. Satelitët e NASA-s kanë fotografuar që nga 1970-a imazhet e planetit, duke krijuar një arkivë me mbi 5 milionë imazhe satelitore.

Pamjet satelitore, nga 1984 deri në 2016, tregojnë se si nga një qytetet i vogël, Tirana u mbi popullua nga ndërtimet në vetëm dy dekada.

Tirana është një ndër qytetet me dendësinë më të lartë në rajon dhe në vend, ku është përqendruar thuajse një e treta e popullsisë së vendit. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, në Tiranë numëroheshim 862,361 banorë. Popullsia më së shumti është e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, ku vetëm Tirana ka një dendësi prej 682 banorë/km2.

Vetëm në 15 vitet e fundit, qyteti Tiranës është shtuar me mbi 250 mijë banorë, shkruan revista ekonomike Monitor.

Tirana si ka qenë- 1984

Tirana-84_copy.png

Ashtu siç shumëkush i lindur para viteve ’80-85 mund ta mbajë mend, imazhet e vitit 1984 tregojnë se Tirana ishte e populluar në qendrën e saj, larg nga zona e liqenit që ishte e pyllëzuar, ndërsa periferia ishte kryesisht fusha. Brenda qytetit ndërtimet ishin të ulëta dhe dallohen hapësira të gjelbra.

Tirana-941.png

Parku Kombëtar i Dajtit ishte tërësisht i gjelbëruar, ndërsa në zonën që sot njihet si Komuna e Parisit kishte sera.

Tirana si u bë- 2004

Që në vitin 1994, gjurma e Tiranës filloi të zgjerohej nga qendra drejt periferisë. Vetëm në 10 vjet, në vitin 2004, hartat tregojnë se qyteti ishte zgjeruar me shpejtësi, duke iu afruar liqenit dhe Parkut të Dajtit. Hapësirat e gjelbra, apo fushat ia kanë lënë vendin ndërtimeve të dendura.

Tirana-04.png

12 vjet më vonë, në 2016-n, nga Tirana e dikurshme ka mbetur vetëm një kujtesë e bukur apo një foto sateliti, që sjell në vëmendje se si mund të shkatërrohet një qytet në vetëm dy dekada, për shkak të zgjerimit pa plan e të pastudiuar, që sot e vuan kushdo në mungesën e hapësirave të gjelbra, apo në rrugët plot trafik.

Fotot satelitore tregojnë se nga zona e liqenit Artificial ka mbetur vetëm liqeni dhe një hapësirë e vogël e gjelbëruar, ndërsa ai është rrethuar pa mëshirë nga ndërtime të shumta. Parku i Dajtit gjithashtu është pushtuar në zonën e poshtme. E njëjta gjë ka ndodhur në çdo cep periferik, por edhe brendia është shumë më e dendur se vetëm pak dekada më parë.

Tirana kush e di çfarë do të bëhet….?!

Edhe pse, siç duket dhe nga imazhet satelitore Tirana është e mbipopulluar nga ndërtimet,  kjo nuk i ka penguar sipërmarrësit të rendin drejt ndërtimit të kullave në kryeqytet, në kuadër të planit të ri rregullues të Tiranës.

Plani i ri rregullues i kryeqytetit nuk i specifikon sa dhe ku do të ngrihen kullat në Tiranë, por ato pritet të zhvillohen përgjatë viteve në vijim.

Ndërtuesit thonë se në Tiranë pritet të ngrihen rreth të paktën 15 kulla. Urbanistët sqarojnë se plani synon në ndërtimin e disa kullave deri në 40 kate nga qendra përgjatë zonës së Bulevardit të Ri deri te Parku i Liqenit.

Por, si shpjegohet kjo rendje drejt betonit?! Ndërtimi është një sektor që ka kthim relativisht të shpejtë dhe të lartë, duke bërë që kapitalet e lira preferohen të orientohen drejt këtij sektorisesa në industri përpunuese, që ka më tepër andralla dhe fitime më të ulëta.

Tirana 2016

Tirana-16.png

/monitor

Etiketa: 1984199420042016Tirana

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Vendimi i dytë i qeverisë/ Rama: Bëhet realitet brenda 100 ditëve të para

Vendimi i dytë i qeverisë/ Rama: Bëhet realitet brenda 100 ditëve të para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com