Dhimitër Vangjeli një emër thuajse i panjohur në historinë e fotografisë shqiptare. Fotot e tij gjenden të pasqyruara në botimet e rëndësishme të kohës.
Në regjistrat tregtare të fillim shekullit të ’20 Kolonja nuk rezuilton të ketë pasur ndonjë fotograf dhe Dhimitër Vangjeli ishte regjistruar si sheqerxhi.
Megjithatë është gjetur tabela e dyqanit të tij ku shkruhet “Hëmbëltore, Orëndreqës dhe Fotografia Dhimitër K.Vangjel”
Në fundin e viteve ’60, një fond prej 1300 fotosh u mor në ruajtje nga bashkia pasi rrezikonte të shkatërrohej.
Megjithatë nuk u regjistrua si fond në inventarët e muzeut apo bashkisë dhe askush nuk e vlerësoi apo studioi dhe mbeti i mbyllur në një valixhe të vjetër dhe arkë municionesh duke u njohur vetëm nga një grup i vogël njërëzish.
Kaloi shumë kohë sa u përhapën legjenda nëse ekzistonte vërtetë arkivi apo jo.
Foto janë publikuar më vonë në albumin ‘Kolonja përmes fotografisë së Dhimitër Vangjelit”