Partia Socialiste ka mbajtur këtë të shtunë Kongresin ku morën vendime të rëndësishme në organizimin e brendshëm të strukturës partiake.
Në Kongres ka qenë një i ‘ftuar’ i rëndësishëm, Gramoz Ruçi, i cili kujtojmë se është tërhequr nga politika pas fitores së 25 Prillit. Gjithashtu në Kongres janë parë kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli i cili është shpallur “non grata” nga kryeministri Edi Rama, por edhe Ditmir Bushati i cili po ‘rehabilitohet’ për të qënë pjesë e strukturave të partisë.