Një vatër zjarri është pikasur pak minuta më parë në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.
Lidhur me ngjarjen, siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Gijotina.com duket se zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu, mësohet se edhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e situatës.
Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë mund ta ketë shkaktuar zjarrin.