Edhe ditën e sotme qyteti i Sarandës është “zgjuar” nën reshjet e dendura të dëborës.
Të shumtë kanë qenë ata qytetarë të cilët kanë fotografuar këtë fenomen të rrallë që ndodhi në Sarandë pas 32 vitesh.
Madje kishte dhe nga ata të cilët nuk e humbën rastin që të bënin një plak prej dëbore.