Personat që shihni në foto janë Pjetër Rushaj dhe Jason Rushaj, babë e bir, të cilët humbën jetën ditën e djeshme në Malësi të Madhe pasi mjetin me të cilin udhëtonin, e mori rrjedha e ujit.
Trupat e tyre të pajetë u gjetën mëngjesin e sotëm, pas 16 orësh kërkime nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.
Pjetër Rushaj, 50 vjeç, u zhduk mesditën e djeshme bashkë me djalin e tij. Ai po udhëtonte me djalin e vajzën me makinë, kur rrjedha e ujit i mori përpara dhe i hodhi në lum.
Vajza arriti të dilte, ndërsa 50-vjeçari me të birin e mitur jo. Kërkimet u ndërprenë në orët e mbrëmjes për shkak të errësirës, ndërsa puna ka rinisur sot në mëngjes, ku u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë.