Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, e ka cilësuar mbresëlënës faktin se paratë e investuara kanë patur efekt të fuqishëm shtytës duke e shtuar kapitalin katër herë.
Gjatë forumit të organizuar nga Fondacioni, që pati për qëllim promovimin e ndërhyrjeve në qytetet e Beratit, Korçës, Shkodrës, Krujës, Tiranës, Gjirokastrës dhe Vlorës, Granoff tha se ndërtimi i modeleve të qëndrueshme nëpërmjet partneriteteve ka treguar se është funksional. Granoff e sheh zhvillimin e zonave turistike dhe biznesit të lidhur ngushtësisht me bashkëpunimin e qeverisë me sektorët e tjerë privat.
Zv/ kryeministri Niko Peleshi pas falenderimeve të shumta për investimet u shpreh se qëllimi i ipërbashkët i takimit është zhvillimi shoqëror dhe ekonomik i komuniteteve tona.