Pasi ditën e djeshme ka barazuar legjendën Michael Schumacher me 68 “pole position”, britaniku Luis Hamilton ka fituar garën e Belgjikës.
Gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel mbeti i dyti edhe në fund të garës, duke ruajtur renditjen me të cilën u nis.
Treshen e më të mirëve e plotësoi e plotësoi Riçiardo me Red Bull.
E veçanta e kësaj gare ishte edhe prania e dajlit të Michael Schumacher, Mick Schumacher i përshëndeti të pranishmit me një xhiro me makinën e drejtuar nga i ati.
Gara e ardhshme do të jetë pas një jave në Monza të Italisë.