Jo gjithmonë forma e mirë apo marrëdhënia me golin janë kritere të mjaftueshme për C.Panuccin për të afruar në Kombëtarë një lojtarë. Pavarësisht se trajneri i Shqipërisë ka insistuar shumë në këtë pikë, në Kombëtarë vinë vetëm lojtarët që janë më në formë, jo gjithnjë e ka zbatuar këtë tezë, e fundit që e konfirmon një fakt të tillë është mos grumbullimi i Emir Lenjanit.
Në 1215 minuta të luajtura deri më tani, Lenjani ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asist por Panucci nuk ka preferuar ti bëjë një ftesë për dy sfidat e para në kualifikuese. Ky lajm i konfirmuar nga vetë lojtari në një status në llogarinë e tij në rrjetet sociale: “Çuditërisht nuk jam ftuar për ndeshjet e muajit mars nga Kombëtarja” – shkruan Lenjani në një postim në Instagram, duke vendosur edhe ikona që shprehin habi.