Fondamentalizmi është anti-islamik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fondamentalizmi është anti-islamik

10:18 | 24/03/2017
në Opinion
0
Noela Yzeiri

Noela Yzeiri

Nga Noela Yzeiri

“Pranvera arabe” zveniti të gjitha shpresat se në djepin që kishte përkundur lindjen e qytetërimit të botës, agimi i lirisë më në fund do të zbardhte. Në tokën e varfëruar nga neokolonializimi dhe të mbajtur peng nga diktatorët që dhunuan popullin për vite me radhë, liria ishte një erë që nuk mundi të ndërtonte asgjë tjetër, veçse një dunë në shkretëtirë. Revolucioni që nisi nga dëshpërimi dhe domosdoshmëria për ndryshim, shumë shpejt u kthye në një vëllavrasje, luftë të përgjakshme brenda vetë luftës. Forcat radikale që shumë shpejt fituan pushtet, tejkaluan çdo pritshmëri, duke ndërtuar atë që sot të gjithë e njohim me ISIS, i vetëquajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë. Përtej të gjitha teorive konspirative apo ndonjë fraze që i shpëtoi Hillari Klintonit se ISIS u kishte dalë jashtë kontrollit, “shteti i ri” të habit për infrastrukturën e tij ushtarake dhe buxhetin financiar, me të cilën paguan lëvizjet politike të radhës dhe aktet e terrorizmit ndërkombëtar që po ndodhin në zemër të Europës.  Revolucioni i të shumë dëshiruarës pranverë arabe, dështoi në ato që duhet të ishin themelet e shtetit të ri që lind pas rrëzimit të regjimeve totalitare, laiciteti dhe liria e gruas. Të prirë ndoshta nga nguti për të shkatërruar diktaturat, duket se popujt arabë nuk e kishin përdorur mirë kohën për të reflektuar, as shkollat dhe institucionet e tyre të edukimit për të kultivuar idenë e demokracisë. Të brishtë, përballë Perëndimit që ka lakmuar gjithmonë nëntokën dhe pasuritë e tyre e që ka vendosur për ndarjen apo bashkimin e territoreve të tyre, të dobësuar dhe varfëruar nga masakrat seriale të diktatorëve dhe pa asnjë vizion për formimin e një shoqërie civile pas revolucionit, popujt arabë e përzien luftën e tyre me forca ultra radikale që erdhën nga jashtë. Pra, ajo që duhet të ishte një luftë kundër tiranisë, që duhet të udhëhiqej nga një ideja e një revolucioni shoqëror nuk qe veçse një luftë tribush që përfundoi në një tirani tjetër që po vret njerëz të pafajshëm çdo ditë. Besoj se të gjithë popujt janë të vetëdijshmëm që demokracia fitohet, nuk eksportohet me bomba dhe regjime militare. Bombardimet e SHBA-ve dhe aleatëve të tyre europianë në Irak dhe Afganistan, Pakistan, Libi e Siri në emër të luftës kundër terrorizmit rrafshuan qytete të tëra, kulturë mijëra vjeçare dhe ëndërra të bukura fëmijësh për ta ndërtuar të ardhmen në atdheun e tyre. E gjithë kjo që po ndodh ka shkaktuar një reaksion në themel të qytetërimit perëndimor dhe për këtë, Europa ka përgjegjësitë e veta. Nga njëra anë, duhet të presë refugjatët e luftës, në të cilën është e përfshirë dhe vetë ajo e nga ana tjetër duhet të kuptojë se subkulturat jo të integruara mirë brenda gjirit të saj, sot po vënë në rrezik sigurinë e jetës së qytetarëve europianë. Gazetarët, publicistët dhe filozofët, elita intelektuale po flet për një domosdoshmëri të integrimit të plotë të brezit të dytë të emigrantëve me nënshtetësi europiane, të cilët kanë rezultuar të jenë autorë të sulmeve të fundit në Paris, Nisë, Berlin dhe së fundmi në Londër. Sot, Europës i duhet të kuptojë se cilët janë faktorët që kanë rritur ndjesinë e inferioritetit e të huajve të mbetur totalisht të huaj edhe pas dy gjeneratash, dhe prishjen e parimit multikulturalizmit. Cila është Europa e vërtetë, ajo që promovon pluralitetin dhe integritetin e formave të ndryshme brenda shoqërive multikulturale apo ajo që intimidon atë që është ndryshe? Megjithatë në anën tjetër të botës, ku njerëzit i janë arratisur diktaturave për të jetuar gjetkë lirinë e munguar, është krijuar vatra me e egër fondamentalizmit islamik. Ky “revolucion” që duhet të ishte në thelb arab dhe jo musliman, kërkon t’i çojë njerëzit në epokën që o konvertoheshe në islam, o vdisje. Sheriati, është një ligj dhe jurisprudencë inadekuate për kohrat që jetojmë dhe është pikërisht ky që e ka çuar botën arabe në një obskurantizëm fetar dhe shoqëror. Format e para të fondamentalizmit lindën në gjysmën e viteve ‘70-të dhe ‘80-të pas rënies të idealeve laike dhe nacionaliste të Gamal Abdel Nasser, President i Egjiptit në vitet ‘70-të, hero i socializmit dhe nacionalizmit. Pas dështimit të ideve laike europiane, islami rekuperoi hapësirat e tij ideologjike dhe identitare. Islam do të thotë paqe, askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar prej tij. Myslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë kanë bashkëjetuar mes tyre për mijëra vjet, brenda të njëjtit qytetërim. Damasku është modeli i bukur i kësaj bashkëjetese. Duke qenë se profetizon zotërimin e të vërtetës hyjnore, çdo fe erdhi tek njerëzit me idenë se unë jam e vërteta dhe ju jeni gabim. Në historinë e budizmit, hinduizmit, islamit, kristianizmit është e pamundur mos të gjesh gjurmë dhune dhe lufte, si në atë që është shkruar, si dhe në atë që është bërë. Më shumë se sa me natyrën e fesë, këto kanë lidhje me kontekstin historik, në të cilin kjo e fundit ka lindur dhe është formësuar.

Ajo që po ndodh sot me islamin është  keqinterpretimi dhe instrumentalizimi i koncepteve fetare për qëllime politike duke përdorur njerëzit më vulnerabël, për të kryer atentate antinjerëzore, antieuropiane dhe anti-islame, prandaj dhe fondamentalizmi nuk është gjë tjetër veçse antiislamizëm dhe nuk ka asnjë lidhje me historinë e mendimit politik islam. Çdo jetë dhëmb njësoj, por le ta kthejmë pak vëmendjen tek fëmijët e uritur të Sirisë që vrapojnë të çajnë turmën e të uriturve të tjerë në kërkim të një copë buke, për të mbajtur frymën gjallë në qytetet e tyre të shpërfytyruara që mbajnë era vdekje.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Etiketa: copë bukefondamentalizmiGamal Abdel NasserISISislamiNoela YzeiriShteti Islamik i Irakut dhe Sirisë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Maqedoni/ Akord BDI-LSDM: Talat Xhaferi kryeparlamentar

Maqedoni/ Akord BDI-LSDM: Talat Xhaferi kryeparlamentar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com