Deputetja demokrate Flutura Açka nuk ka hequr dorë nga angazhimet e saja politike edhe pse po kalon vështirësi shëndetësore. Deputetja demokrate është shfaqur përsëri në publik me bastun.
Informacionet e para aludonin për një vështirësi të momentit por tashmë është shndërruar në një rutinë për zonjën Açka, e cila sërish është shfaqur në seancë me bastunin, ku dhe mbështetej për të mundësuar ecjen.
Megjithatë ajo është shumë aktive pasi është përfshirë edhe në debatet e fundit brenda selisë blu. Deri më tani, zonja Açka nuk ka folur rreth problemit të saj shëndetësor, duke e fokusuar vëmendjen e mediave tek angazhimi i saj pranë PD-së.