Fluks me pasagjerë raportohet në portin e Vlorës. Mësohet se 1200 persona janë larguar në drejtim të Italisë me të dy tragetet e linjës Vlorë- Brindisi.
Pasi kaluan festat e fundvitit pranë familjarëve, emigrantët po largohen në drejtim të vendeve ku jetojnë dhe punojnë.
Gjithshtu raportohet se sot fluks ka patur edhe në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.