Pika kufitare e Morinës për shkak të festive të fundvitit po përballet me një fluks tepër të lartë për qytetarët.
Shumë qytetarë të Kosovës po kthehen nga Porti i Durrësit dhe rradhët e gjata të automjeteve të cilat kanë nisur që dje janë bërë të lodhshme për të gjithë.
Mësohet se në 24 orët e fundit nga Morina kanë hyrë 7 mijë shtetas. Ndërsa gjatë kësaj kohe kanë dalë nga Shqipëria 8 mijë 983 shtetas.
Policia kufitare e Kosovës punoi me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve të gjata. Ndërkohë, pritet që i njëjti fluks të jetë edhe gjatë fundjavës së parë të 2020 në kthim.