Boksieri shqiptar, Florian Marku ka konfirmuar se ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Florian Marku tregoi se janë në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe së shpejti do të zbulojë datën.
Përveç kësaj, boksieri falënderoi shqiptarët për mbështetjen që i kanë shfaqur në ndeshjen e tij të fundit.“Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Në Njukastëll u duk sikur isha në Shqipëri.
Ndeshja e radhës jemi në diskutim që të zhvillohet në Tiranë. Së shpejti do ju tregoj datën”, tha ai me anë të postimit. Marku javën e kaluar arriti të mund anglezin Chris Jenkins me nokaut duke mbrojtur titullin kampion për pesha të lehta.