Të rinjtë shqiptarë renditen të dytët në Ballkanin Perëndimor që vuajnë nga fenomeni i jetesës në shtëpi të mbipopulluara.
Statistikat e publikuara së fundi nga Eurostat tregojnë se gati 70% e të rinjve nga mosha 15 – 29 vjeç nuk kanë një dhomë të vetën në shtëpitë ku jetojnë.
Lidhur me këtë temë moderatorja Bieta Sulo ka treguar se në fëmijërinë e saj, ajo ka jetuar së bashku me familjarët në një shtëpi të vogël, një dhomë e kuzhinë.
“Unë jam fëmijë i viteve 85 dhe kujtoj që kemi jetuar vetë i pestë në një dhomë e kuzhinë. Kemi fjetur në divan, me gjyshen, në kuzhinë se ishim vetë i pestë…“, – tha Bieta duke iu referuar kushteve të jetës së viteve ‘80-’90.
Për fat të keq, duket se kjo situatë ka ndryshuar pak ose nuk ka ndryshuar fare. Shumë të rinj, sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, ende vuajnë mungesën e privatësisë dhe hapësirës së tyre personale.