“Dihet kush e ka bërë këtë, por ata që e kanë bërë këtë duhet ta dinë se kjo nuk do të kryhet aq lehtë”.
Kjo ka qenë deklarata e bashkëshortes së Oliver Ivanoviç, Milena Popoviç Ivanoviç.
Bashkëshorti i saj u ekzekutua sot me 4 plumba në hyrje të ambienteve të zyrës së tij.
Pas vrasjes atentatorët ikën me veturën e tipit “Opel Astra”, të cilën e kanë djegur.