Pas vizitës në Maqedoni, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka folur për platformën shqiptare për të cilën u shpreh se ajo nuk përbën rrezik për stabilitetin dhe sovranitetin e Maqedonisë.
Gjatë një interviste për televizionin “Nova” Fleckenstein tha se në Maqedoni nuk po funksionon demokracia, pasi palët nuk po dakordësohen për formimin e qeverisë së re.
Kujtojmë se edhe një ditë më parë duke folur në konferencën me temë “Kriza e demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, Fleckenstein tha se është i zhgënjyer me zhvillimet poltike në Maqedoni.