Eurodeputeti Knut Fleckenstein është shprehur që SHBA është e dëshpëruar për situatën politike në Shqipëri.
Fleckenstein ka reaguar pas mesazhit që dje komisioneri Johannes Hahn iu dërgoi shqiptarëve, përfshirë edhe politikës.
Eurodeputeti thotë se mbështet mesazhin e Hahn për popullin shqiptar, ndërsa thekson se përgjegjësia është e qartë.
“Mbështes mesazhin e Hahn për popullin shqiptar. Gjithashtu pas takimeve në SHBA, të gjithë të dëshpëruar për situatën. Përgjegjësia është e qartë”, shkruan Knut Fleckenstein në Tëitter, i cili etiketon në mesazh edhe senatorin John McCain.