Debati mes palëve politike në Shqipëri, është që Byroja e Hetimit të varet nga qeveria apo nga Prokurori i Përgjithshëm
Eurodeputeti Knut Fleckenstein, tha sot se Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të jetë e pavarur. Eurodeputeti Fleckenstein bashkë eurodeputetin Eduard Kukan, janë sot në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit për dekriminalizmin por edhe procesin e reformës në Drejtësi.
Para takimit me drejtuesit e politikës, Fleckenstein tha se për reformën në drejtësi, priten rekomandimet e Venecias por “vlerësojmë çfarë është bërë deri tani”. Ndërkohë debati mes palëve politike në Shqipëri, është midis varësisë së Byrosë së Hetimit nga qeveria apo nga Prokurori i Përgjithshëm.
Dy eurodeputetët takojnë sot ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.