Eurodeputeti Knut Fleckenstain, i shoqëruar nga ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, zhvilluan sot një seri takimesh me krerët e politikës. Fleckenstain dhe Vlahutin u takuan me kryeministrin Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe atë të opozitës Lulzim Basha. Takim i Fleckenstain me Metën ka zgjatur rreth një orë ndërkohë që ende nuk ka detaje rreth bisedës mes tyre.
Reforma në Drejtësi mendohet të ketë qënë temë e rëndësishme e bisedës së eurodeputetit me krerët e politikës. Pak ditë më parë Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për Shqipërinë ku theksohej domosdoshmëria e miratimit dhe implementimit të reformës në drejtësi.