Flasin ekspertët: A janë sondazhet e besueshme në Shqipëri?! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flasin ekspertët: A janë sondazhet e besueshme në Shqipëri?!

20:25 | 06/06/2017
në Shqiperi
0

Micheal Lewis Beck, profesor i Shkencave Politike: Një nga arsyet pse nuk punoj në vendet e Lindjes është se “njerëzit tjetër gjë thonë dhe tjetër bëjnë”…

Fushatat zgjedhore shoqërohen me padurimin për të ditur rezultatin final përpara ditës finale të zgjedhjeve. Sondazhet u bënë popullorë rreth  gjysmë shekulli më parë në Amerikë. Sot shkenca ka arritur në atë nivel që të arrihet një parashikim i saktë me anë të sondazheve, por gjithçka varet nga zbatimi i rregullave dhe mënyra e përllogaritjes së marzhit të gabimit. Jo rrallë herë rezultatet e sondazheve kanë qenë të ndryshme nga rezultati final…

Fatmir Mema, profesor i Statistikës në Fakultetin e Ekonomisë kujton se gjatë vizitës për të trajnuar profesorët shqiptarë në 1996, Micheal Lewis Beck, profesor i Shkencave Politike, i cili ka kryer studime të thelluara mbi zgjedhjet, parashikimet zgjedhore dhe ekonominë politike, tha se një nga arsyet pse nuk vjen të punojë në lindje është se “njerëzit tjetër gjë thonë dhe tjetër bëjnë”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ka një sërë faktorësh, të cilët ndikojnë direkt në marzhin e gabimit, që sipas profesor Memës e bëjnë një sondazh të besueshëm ose jo.

“Për sa i përket sondazheve të kryera në Shqipëri, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në marzhin e gabimit kanë qenë përzgjedhja e kampionit, saktësia e përgjigjes së njerëzve dhe fasha e gjerë e votuesve të pavendosur.

Çdo rezultat sondazhi është i përbërë nga kombinimi i dy variablave: përbërja demografike e elektoratit, që në Shqipëri është jo homogjene dhe se si pritet që secili grup të votojë. Jo- homogjeniteti i popullatës bën që marzhi i gabimit të sondazheve të rritet”, tha profesor Mema.

Megjithëse analistët përpiqen që të bëjnë peshimin e rezultateve, arritja e një parashikimi të saktë mbetet e vështirë.

“Zgjedhjet në Shqipëri kanë disa karakteristika të veçanta, për shembull ka një grup të caktuar votuesish që janë besnikë të përhershëm të një krahu politik. Në vitin e saj më të keq zgjedhor 1993 për Partinë Socialiste të Shqipërisë  dhe në vitin 1997 për Partinë Demokratike numëroheshin rreth 27% të votuesve për secilin krah politik”, thotë Mema.

Faktor tjetër, për sa i përket procesit zgjedhor në Shqipëri, është edhe procesi i votimit dhe numërimit.

Kultura e popullatës

“Sondazhet zgjedhore kryhen duke intervistuar kampionin sipas një metodologjie të përcaktuar”, tregon Elvis Bektasha, specialist i kërkimit të tregut.

“Përpiqemi që të pyesim të njëjtën gjë në forma të ndryshme për të marrë përgjigje sa më të vërtetë.”

Kultura e popullatës është një ndër faktorët që ndikon më së shumti në mënyrën se si duhet të lexohen sondazhet. Rasti i Shqipërisë është specifik, sepse tek ne funksionon kultura e grupit dhe jo e individit.

Ndërsa për sa i përket problematikave të sondazheve lidhen më mënyrën se si organizohen (telefonata apo intervista), personin kush i ka porositur dhe kostot.

Për sa i përket pagesës, Elvis Bektasha thotë se është një ndër faktorët kyç në realizimin e sondazheve të sakta. Tjetër faktor është mënyra e formulimit të pyetjeve dhe fakti nëse intervista do të bëhet në anonimat apo jo.

Gjithashtu, për të pasur sondazhe me rezultate sa më reale duhet investuar në teknologji dhe duhet staf i trajnuar mirë. Marzhi i gabimit është në varësi të kampionit në raport me popullatën.

L. Loga /monitor.al/

Etiketa: ekspertëtElvis BektashaFatmir MemaFlasin ekspertët: A janë sondazhet e besueshme në Shqipëri?!marzhi i gabimitMicheal Lewis Becksondazhet

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Mesila Doda: Politika të heqë dorë nga tensionet dhe balta, të bëhet pozitive (film)

Mesila Doda: Politika të heqë dorë nga tensionet dhe balta, të bëhet pozitive (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com