• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjala që e bën baltë dhe mermerin

19:44 | 07/04/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Që herët në mëngjes, ndërkohë që pritej përcjellja për në banesën e fundit e dy pilotëve ushatarakë të helikopterit të rrëzuar të mërkurën, u publikua një version horror për shkakun  e vdekjes së tyre. “Po transportonin mermer për shtëpinë e ministres së Mbrojtjes”! As fantazia më e sprovuar nuk do të mund të krijonte rrethana të tjera më të rënda, të mjafta për ta çuar përpara togës së pushkatimit politik e penal ministren, stafin e saj e ndoshta ta çonin në dreq edhe gjithë mazhorancën socialiste, e cila “do të faktohej kështu se po shpërdoronte në kufinj çnjerëzorë detyrën”. Për fat të mirë jo vetëm të shumicës, por të gjithë shtetit shqiptar dhe shoqërisë shqiptare, një gjë e tillë u zbulua shpejt se nuk ishte e vërtetë. Ky makth zgjati shumë pak në kohë, por shija e asaj që ndodhi dhe që ka ndodhur në vijimësi në këto 25 vjet keqkuptimi të thellë me demokracinë dhe lirinë e fjalës, është bashkëshoqëruesi i çdo dite të secilit prej këtyre 25 vjetëve. Në përfundim nuk ndodhi asgjë, sepse çfarë vjen pas mbivendoset mbi atë që ka ndodhur më parë.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Dy pilotët që humbën jetën u shpallën Dëshmorë të Atdheut dhe u përcollën në banesën e fundit si të tillë. Vdekja është akt i fundëm që bën të mirë gjithkënd, sepse është një akt pa kthim, por pakkush priti që ata të iknin që të nisnin të diskutonin mbi jetën e tyre. Dhe sidomos për ditën e tyre të fundit. Diskutuan edhe për arsyen nëse duhet të shpalleshin menjëherë dëshmorë, siç dhe ndodhi, përpara se një hetim i specializuar të përcaktonte shkaqet e aksidentit. Por ky është një diskutim i parakohshëm në ditën e funeralit, sepse kështu ka ndodhur, kështu ndodhi dhe kështu do të ndodhë dhe më tej. Në Shqipëri qoka e sidomos kujdesi për të vdekurin, ka një rëndësi të posaçme. Shprehja metaforike: “Vdis pa të të dua!”, është në shtëpinë e saj natyrale në Tiranë dhe gjetkë. Dhe mermeri që u pretendua se transportohej nga dy pilotët, në fakt ishte në ajër, por për një varr tjetër. Fatkeqësisht edhe për varrin e tyre një ditë më pas.

Të enjten pati serinë e rradhës dhe vijimësinë e njohur, dueli i përsëritur në vite mes dy deputetëve emblematikë të Kuvendit të Shqipërisë, ish-kryeministrit Berisha dhe socialistit Braçe.

“Qen”, i tha i dyti të parit.

“Këlysh”, ju përgji i pari të dytit.

Akuzat reciproke për miliona të shpërdoruar u dëgjuan pak, sepse vëmendjen e pushtoi tentativa e dyfishtë fizike e Palokës dhe Ketës, dy deputetë të tjerë demokratë, për të mbyllur gojën e Braçes. Garda e Republikës ndërhyri sërish dhe krijoi gardh mes tyre. Garda duket se këtë detyrë do ta perfeksionojë pafund sa kohë që edhe fjalët, edhe grushtat në Kuvend, nuk kanë ndonjë ndryshim të madh me njëri-tjetrën.

Nesër, cikli do të vazhdojë me të njëjtën përmbajtje dhe me diferenca vetëm në formë. Sërish do të flitet për miliona të shpërdoruara.

Një palë do të thotë dje.

Pala tjetër do të thotë, sot!

Vetëm të vdekurit do të qëndrojnë në qetësinë e tyre. Edhe ata që pretendojnë se transportuan mermer në ditën e vdekjes dhe që si çdo të vdekur të kësaj bote, meritojnë një pllakë mermeri në varr. Mbi dheun që u hedh robi. Duke shpëtuar përfundimisht nga balta që prodhohet me kaq pasion në atdhe, në këtë kopësht shkëmbor të Juglindjes evropiane, që ka nisur të sillet keq edhe me të vdekurit.

Etiketa: baltëdeshmore te atdheutish-kryeministri Berishakopësht shkëmborLorenc Vangjelimermersocialisti BraçeVdis pa të të dua!

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para

PD dhe iluzioni i fillimit nga pika zero

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –

2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –

23:17 | 01/10/2023
“Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –

“Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –

23:07 | 01/10/2023
Burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i saj: Klodiana nuk… –

Burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i saj: Klodiana nuk… –

22:53 | 01/10/2023
lajmi fundit

34-vjeçarja nga Kameruni përfundon në spital, u godit nga… –

22:37 | 01/10/2023
Debutim ëndrrash, Balotelli e nis me dygolësh tek Adana –

Debutim ëndrrash, Balotelli e nis me dygolësh tek Adana –

22:23 | 01/10/2023

Më Të Lexuarat

  • 2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –
  • “Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –
  • Burri e vrau me plumb në kokë, flet i dashuri i saj: Klodiana nuk… –
  • 34-vjeçarja nga Kameruni përfundon në spital, u godit nga… –
  • Debutim ëndrrash, Balotelli e nis me dygolësh tek Adana –
  • Sulm me armë në Hjuston, 2 viktima dhe 2 të plagosur –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 2 tërmete njëri pas tjetrit në Greqi –
  • “Do ju vras …”, si Firdeus Berberi kërcënoi me jetë dy policët! –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com