Fituesit e zgjedhjeve në Mal të Zi: Nuk do ta tërheqim njohjen e Kosovës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fituesit e zgjedhjeve në Mal të Zi: Nuk do ta tërheqim njohjen e Kosovës

15:00 | 09/09/2020
në Kosove Rajon, Kryesore
0

Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar, të cilat e kanë fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, të mbajtura më 30 gusht, në një konferencë për media të mërkurën kanë prezantuar parimet mbi të cilat do të mbështetet qeveria e ardhshme dhe të cilat nënkuptojnë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe që përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi.

Parimet e marrëveshjes, të cilat janë përafruar nga liderët e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë” e Zdravko Krivokapiqit, Aleksa Beçiqit dhe Dritan Avazoviqit, kanë deklaruar që Qeveria e re e Malit të Zi:

Në mënyrë të përgjegjshme do të zbatojë të gjitha obligimet ndërkombëtare që i ka marrë mbi vete shteti, do të forcojë bashkëpunimin me NATO-n dhe me përkushtim do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian;

Read more

U bëre deputete duke shitur kulla –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

Do t’i depolitizojë plotësisht institucionet kyçe qeveritare, me qëllim të luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;

Do të respektojë Kushtetutën e Malit të Zi dhe nuk do të nisë nisma që kanë për qëllim ndryshimin e flamurit, stemës dhe himnit të shtetit;

Nuk do të nisë procedurë për tërheqjen e pranimit të pavarësisë së Kosovës;

Nuk do të hakmerret mbi baza politike apo çfarëdo baze tjetër.

Do të miratojë dhe rishikojë të gjitha ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim të integrimit sa më të shpejtë të Malit të Zi në BE.

Do t’iu mundësojë partive të pakicave pjesëmarrjen në qeveri, pavarësisht se a kanë apo jo status parlamentar.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor Shtetëror, tre koalicionet opoziare kanë fituar 41 mandate. “E zeza mbi të bardhë” në krye me Aksionin e Bashkuar për Reformën (URA) të Dritan Abazoviqit ka marrë katër mandate, “Për të ardhmen e Malit të Zi” në krye me Frontin Demokratik ka marrë 27 mandate dhe “Paqja është kombi ynë” e Aleksa Beqiqit ka marrë dhjetë ulëse në parlament.

/REL/

Etiketa: Fituesit e zgjedhjeveMali i Zinjohja e kosoves

Të Lidhura

U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

nga 27
12:58 | 03/04/2026
0

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

nga 27
12:42 | 03/04/2026
0

 Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka komentuar episodin e djeshëm parlamentar ku pas përplasjeve PD-PS, Kuvendi u mbyll. Me anë të...

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

nga 27
12:10 | 03/04/2026
0

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 78-vjecarit në Bulgarec, Korce. Mësohet se trupi i pajetë i Gëzim Vijës...

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

nga 27
12:00 | 03/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama po e kthen qeverisjen në stilin parti-shtet, duke menjanuar edhe ata pak zyrtare te opozites qe kane...

Para
Velipojë, humb jetën pushuesi nga Kosova

Mbytet një tjetër pushues te Shkëmbi i Kavajës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

12:58 | 03/04/2026
Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

12:42 | 03/04/2026
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –

12:10 | 03/04/2026
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –

12:00 | 03/04/2026
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –

11:44 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • U bëre deputete duke shitur kulla –
  • Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –
  • Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë –
  • Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda –
  • Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni –
  • E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U bëre deputete duke shitur kulla –
  • Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com