Një 36-vjeçar nga fshati Zabzun i Librazhdit ka rënë në prangat e policisë për falsifikim dokumentash.
Shtetasi Çlirim Tupa ishte shpallur fitues i “Llotarisë Amerikane”, por për fatin e tij të keq kjo ka nxjerrë në pah shkeljen e tij me dokumentat ndërsa ka përfunduar në burg.
Zyrtarët e ambasadës amerikane zbuluan se Tupa i kishte paguar 2 mijë € drejtorit të gjimnazit “Shefqet Dosku” në Dorëz Dashnor Hysa për falsifikimin e një diplome të gjimnazit.
Por nga verifikimet e Policisë Shkencore, rezultonte se Tupa nuk kishte ndjekur arsimin e mesëm në këtë shkollë.
Pavarësisht pretendimeve të drejtorit se Çlirim Tupa ishte i regjistruar në këtë shkollë, hetimet provojnë të kundërtën.