Fitnete Tuda, njeriu i shiut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fitnete Tuda, njeriu i shiut

15:34 | 12/02/2016
në Shqiperi
0

Çika nga Struga që magjepsi Tiranën dhe zgjodhi Prishtinën

“Shi bie në Tiranë” është kënga, përmes të cilës Fitnete Tuda është bërë e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar dhe veçanërisht për atë të kryeqytetit… Kanë kaluar shumë vite dhe kënga “Shi bie në Tiranë” dëgjohet me po aq dashuri, ndaj dhe 27.al ka vendosur të sjellë për lexuesit Fitnete Tudën dhe aktivitetin e saj pas kaq shumë vitesh.

Flet me shumë nostalgji për këngën “Shi bie në Tiranë”, ndjehet mirë që kënga ka hyrë në kujtesën e kryeqytetit të shqiptarëve, dhe nuk e fsheh  kënaqësinë kur këtë këngë e dinë dhe e këndojnë edhe më të rinjtë. Refrenin e këngës, thotë Fitnetja, e këndojnë edhe fëmijët e saj.

Read more

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Tani këndon vetëm në gëzimet familjare dhe me miq sepse ajo është shkëputur përkohësisht nga aktivizimi muzikor për t’iu përkushtuar fëmijëve dhe familjes dhe profesionit. Mes pasionit për muzikën dhe gazetarinë, Fitnetja ka zgjedhur këtë të fundit. E ka lënë pak pas dore këngën dhe është bërë gazetare në Radiotelevizionin e Kosovës.

Në një intervistë për 27.al, Fitnete Tuda rrëfen jetën e saj qysh kur ishte studente në Prishtinë, kthimin në Strugë gjatë luftës së Kosovës dhe rikthimin në Prishtinë si gazetare e Televizionit Publik të Kosovës. Ajo flet edhe për vlerat që e përfaqësojnë Shqipërinë në art, dhe për zhvillimin e muzikës shqiptare këto vitet e fundit. “Një kaos muzikor që  më ngjan si fast food”, e cilëson ajo tregun muzikor në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. “Ajo që më pengon më shumë janë tekstet vulgare, banale sidomos në muzikën Rap dhe R&B, edhe klipet po ashtu me shumë  dhunë, ku nuk e di se ku janë kufijtë e erotikës dhe pornografisë, të cilat shfaqen në mediat tona”, thotë këngëtarja.

Ka shumë këngëtarë që i kanë kënduar Tiranës. Ju jeni një prej tyre. Kanë kaluar vite por kënga juaj mbetet shumë e dashur për publikun. E këndon sërish “Shi bie në Tiranë”?

Kur e krijova këtë këngë dhe kur e këndova në  Fest’ 1996, nuk e kisha menduar kurrë, se kjo këngë do të bëhej refren, sinonim për Tiranën. Tani që kanë kaluar 20 vjet, jam  shumë e lumtur për këtë. Ajo është një këngë që  besoj ka hyrë në kujtesën e një qyteti dhe që do të jetojë më gjatë se unë. Madje çuditem kur këtë këngë e dinë dhe e këndojnë edhe brezat e ri, refrenin e këngës e këndojnë edhe fëmijët e mi. E këndoj edhe unë, nëpër festa me miqtë apo familjarët e mi…

foto3 (1)E vizitoni shpesh Tiranen…?

Vij  rrallë në Tiranë, kur më  ftojnë në ndonjë aktivitet. Por ky qytet  nga  kënga është bërë pjesë e jetës sime. E kam menduar saherë se si do të dukej kjo këngë po  t’a  kisha  realizuar  si  videoklip!

Përvoja juaj në media duket se ka qënë dashuri e parë që prej agnazhimit tuaj në vitin 1993 në median “Bota e Re”. Më pas bashkë me vëllan tuaj në radiostacionin “Art Kanal”,  ndër të parët në gjuhën shqipe në Strugë. Sot jeni gazetare në  Radiotelevizionin e Kosovës në Departamentin e Kulturës. Pas kaq vitesh duket sikur ka fituar pasioni juaj për gazetarinë përballë atij për muzikën.
Po është e vërtetë, në fillimet e mia si studente e letërsisë, unë kam punuar fillimisht gazetare dhe paralel kam vazhduar me muzikën. E dua letërsinë, poezinë, muzikën, filmin, artin në përgjithësi. Në familjen time ka qenë traditë letërsia, ne kishim një bibliotekë të pasur. Prindërit e mi, nëna Shpresa Vinca Tuda, ishte një mbledhëse e pasionuar e foklorit të pasur të trevës së Strugës dhe shkrimtare për fëmijë, ndërsa babi, Rahmi Tuda është autor i 20 librave.

Pas lufte, nga Struga, unë u ktheva përsëri në Kosovë ku isha rritur e shkolluar. Po bëhen 16 vjet që kur unë punoj në RTK, (Televizionin Publik të Kosovës), dhe aktualisht jam autore e emisionit të kulturës ‘Muza’. Eshtë një emision që iu  kushtohet njerëzve të cultures dhe ku kam të ftuar krijues nga të gjitha fushat e artit. Kështu që unë jetoj nga kjo punë, nga gazetaria, ky është profesioni im i përditshëm. Muzika mbetet pasioni im. Megjithatë këto vite jam shkëputur nga angazhimi në muzikë dhe i jam përkushtuar familjes dhe 2 fëmijëve të mi.

E ndiqni Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar? Si ju duket ai tani?

Po e ndjek dhe zhgënjehem kur e kuptoj emrin e fituesit të Festivalit para se të nisë Festivali.

Mendon se në tregun muzikor në ditët e sotme të jesh pjesë e muzikës mjafton të kesh dëshirën dhe e arrin edhe pa qënë i kësaj fushe?

Hm, mendoj se sot është shumë më lehtë të këndosh. Këtë e ka ndihmuar edhe zhvillimi i teknologjisë, internetit, youtube etj. Madje sot mund të bësh edhe videoklip me smartphone.  Ka më shumë muzikë, zhanre të ndryshme të muzikës. Në tregun e muzikës ka gjithçka, është një kaos muzikor që më ngjan me një ‘fastfood’. Muzika krijohet shpejt, dëgjohet shpejt dhe harrohet shpejt. Ajo që më shqetëson më shumë janë tekstet vullgare, banale sidomos në muzikën Rap dhe R&B. Edhe klipet po ashtu kanë shumë dhunë dhe nuk e kupton se ku janë kufijtë e erotikës dhe pornografisë, të cilat shfaqen përditë në mediat tona.

Por  ka edhe prurje. Ka këngëtarë e kompozitorë të talentuar që kanë krijuar individualitetin e tyre.

foto2

Mendoni se jemi ne shqiptarët në rrugën e duhur të kultivimit të talentit dhe çfarë do të ndryshonit ju sot, me “shkop magjik” le të themi?!

Sa mirë do ishte të kishim një shkop magjik si të përrallave…

Mendoj se në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të botës, janë krijuar disa formate televizive për zbulimin e talentëve të rinj si The Voice, apo  X Factor dhe aty sheh këngëtarë të rinj, dëgjon zëra të mrekullueshëm. Unë e ndjek me kënaqësi sidomos The Voice of Albania, ku marrin pjesë këngëtarë të talentuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. Kjo është një mundësi e mirë për të zbukuar talentë të muzikës. Disa prej  fituesve të këtyre formateve televizive bëjnë karrierë e disa harrohen. Ndoshta kjo është edhe çështje menaxhimi nga vetë televizione të cilat i organizojnë këto konkurse të zërave me të mirë.

Qëllimi i vërtetë dhe fundor i artit në tërësi, është edukimi shpirtëror i njeriut… Pra ngritja e vlerave në një nivel tjetër. Ju si mendoni, përtej gjithë kalvarit të gjatë të vuajtjeve të njohura të shqiptarëve në çdo trevë, a përpiqemi ne sot, të përçojme vlerat e “botës tonë” në botën e madhe, apo jemi duke implementuar prej botes elemente “gjysmë modelesh” aty këtu, të cilat nuk bëjnë dot një model solid, shqiptar?

Pyetje e vështirë. Mendoj se arti dhe kultura në përgjithësi e bën botën më të mirë, e ka të vështirë ta ndryshojë, por gjithsesi e bën më të mirë.

– Kur zoti e krijoi njeriun mendoi; ka shumë egërsi në ty njeri dhe i fali Artin. Që ta zbuste krijesën e tij të quajtur njeri. Kjo është mrekullia e artit. Mendoj se nuk kemi politika të qarta kulturore, nuk kemi një strategji të përbashkët kulturore për zhvillimin e artit dhe kulturës tonë kombëtare. Bashkëpunimi kulturor midis Shqipërisë dhe Kosovës është i zbehtë dhe mbetet nën hijen e politikës. Në këtë drejtim ndoshta më shumë kanë bërë mediat, për një bashkim shpirtëror dhe kulturor.

10269461_4088447547676_4297288986620361102_n

Sa të rëndësishëm dhe sa të mundshëm e shihni unifikimin kulturor të shqiptarëve, tashmë që ai politik, është në rrugë të mirë?

“Shqiptaria” sot në cdo disiplinë të jetës, perceptohet si koncept kulturor më shumë se përkatësi gjeografike për shumë arsye. Nga kjo pikëpamje, vlen të thuhet se së paku artistikisht dhe kulturalisht, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi “të bashkuar”. Tirana është pikënisje dhe destinacion i shumë artistëve kosovarë dhe jo vetëm të cilët si fitues kompeticionesh e kanë përfaqësuar denjësisht Shqipërinë deri në nivele europiane. Pyetja që ju më bëtë është komplekse, që do një analizë dhe hulumtim më të thellë. Ajo që më bie ndërmend tani, është kandidimi për çmimin Oskar i filmit të metrazhit të shkurtër nga Kosova me titull ‘Shok’, një film që është krijuar nga producentë e aktorë të rinj e të talentuar nga Kosova. Deri më tani kritikat janë shumë pozitive dhe ka gjasa që ky film të fitojë çmimin Oskar. Po ashtu në Berlinale sivjet merr pjesë një film nga Kosova “Babai” i regjisorit Visar  Morina. E në muzikë, më së miri na përfaqëson Rita Ora e tani është edhe një yll që po lind këngëtarja e re dhe shumë e talentuar Dua Lipa.

Pra atë që s’arrin ta bëjë politika e bën arti dhe kultura dhe kjo është forma më e mirë e prezentimit tonë në botë.

https://www.youtube.com/watch?v=P-z0hWLKFbo

 

Të Lidhura

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

nga 27 ok
15:45 | 28/04/2025
0

Në super tenderin e rikonstruksionit të Shtëpisë së të Moshuarve në Poliçan puqen kryebashkiaku i korruptuar Adriatik Zotkaj dhe Eral...

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

nga 27 ok
15:42 | 28/04/2025
0

Fusha e sportit në Valias është kthyer në shesh korrupsioni, ku kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli ka favorizuar Astrit...

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

nga 27 ok
18:45 | 18/04/2025
0

Në 24 orët e fundit, Shqipëria u zgjua dhe u errësua me krisma armësh. Një atentat në Lezhë dhe një...

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

nga 27 ok
16:02 | 06/04/2025
0

Pasi i hëngrën fjalët dhe premtimet për vite me radhë, pushtetarët duket se do të hamë edhe lekët e tenderit...

Para
Spartak Ngjela analizon “sezonin” politik, zbulon nga kush po kërcënohet Sali Berisha

Njëri fle, dhe tjetrin e ha vreri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com