Nga Nebih Bushaj
M’shkrun nji shok që pata nda dhomen me të ma përpara. M’kishte dërgu nji material. Edhe t’u e marrë me mend që diçka punë fejet, apo turkut, tema për t’cilat diskutoshim shpesh, e hapa. M’del aty nji postim i nji imamit, prej Kosovet, me sa pashe nga emni, prej nga asht edhe shoku.
Kishte postu imami:
“Kur Fishta i krishterë peshonte dëmin dhe dobinë dhe në fund preferonte Sulltanin..
Por, pse na të vogjël jemi
Pse fis e vlla nuk kemi
Na sod shkjaut s’mund t’i bajmë ballë
Që po do t’na përpijë të gjallë
Prandej thom se e lyp e mara
Që dhe sot na si përpara
Të rrim njit me mbret t’Stambollit
Për me i bamun ball Nikollit..
Shkëputur nga Lahuta e Malcis e Gjergj Fishtës.”
M’vinte me qeshë. Si për imamin, ashtu edhe për shokun. Por, ishte e qeshun hallit, nga ato që n’fakt janë me qa. Për nji moment fillova me shkru nji koment tek postimi i imamit. Por, pak pa mbaru diçka m’ndali. M’erdhi nji ndjesi e tipit: “Ça je tu ba? Ai gjithsesi s’ka me t’kuptu se njashtu asht gatu, a njashtu i leverdisë n’fund t’fundit.”
M’iku dëshira me diskutu diçka të tillë mbasi e mora me mend që do t’ishte si me mih n’ujë edhe e lashë komentin pa e ba. Por, ama shokut i thashë që shife ma gjanë se Fishta s’e ka pasë se e ka dashtë sulltanin po, sikurse edhe sot bajmë përditë, si n’Shqipni, si n’Kosovë, ka zgjedhë t’keqen ma t’vogël.