Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i biznesmenit Orest Lefter Sota 25-vjeç sot në Elbasan të cilit iu gjetën në mjet 2 patenta të Saimir Tahirit.
Në makinë është gjetur edhe një patentë e tretë, e cila është e gruas së ish-ministrit Saimir Tahiri, Fatlinda Berisha.
Ai është pronar i firmës “ECO CONSTRUCTION & PARNTNERS” shpk, e cila është themeluar në vitin 2015 në Tiranë.
Firma “ECO CONSTRUCTION & PARNTNERS” e Orest Sotës ka rikonstruktuar Komisariatin Nr. 6 të Policisë në Tiranë ndërsa xhaxhi i tij është komandant i RENEA-s.