Finalja e “Conferenc League”, zyrtarët e UEFA-së vizitojnë përsëri stadiumin “Air Albania” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Finalja e “Conferenc League”, zyrtarët e UEFA-së vizitojnë përsëri stadiumin “Air Albania”

17:43 | 07/02/2022
në Sport
0

Pas 2 takimeve të para ku delegatë të UEFA-s kanë qenë prezent në Tiranë, një tjetër delegacion do të mbërrijë ditën e sotme në kryeqytet. Finalja e Conference League e cila do të zhvillohet në “Air Albania” më 25 maj, është një nga momentet magjike të futbollit që të gjithë shqiptarët do të kenë fatin ta përjetojnë në Tiranë. Një finale e përmasave të mëdha që pritet të ndezë stadiumin “Air Albania”.

“Një delegacion i UEFA-s do të mbërrijë sot në Tiranë për të nisur një vizitë inspektuese treditore në kuadër të organizimit të finales së UEFA Europa Conference League, që do të luhet në Tiranë më 25 maj. Në fakt, UEFA ka dërguar në Shqipëri vazhdimisht përfaqësues të saj që nga nëntori i vitit të kaluar e në vazhdim për të kontrolluar të gjithë infrastrukturën aeroportuale, rrugore, hyrjet e daljet në qytet, hotelerinë, fushat ku do të stërviten ekipet finaliste, zonat ku do të grumbullohen tifozët e skuadrave si edhe përshtatja e stadiumit për finalen. Siç dihet, në ditën e finales pritet që në Tiranë të mbërrijë një numër i madh tifozësh e zyrtarësh, por edhe personalitete dhe duhet që e gjithë infrastruktura për të pritur një fluks të madh njerëzish të jetë gati” – thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Për të siguruar këtë finale janë bërë një sërë vizitash nga zyrtarë të UEFA-s në Tiranë, për të diskutuar rreth organizimit të kësaj finaleje ku siguria është primare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë FSHF në faqen e saj zyrtare, ku ka njoftuar se zyrtarë të UEFA-s do të zbarkojnë në Tiranë.

Read more

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“Kjo është vizita e tretë inspektuese e grupit të punës të ngritur nga UEFA për organizimin e finales së Conference League e që përbëhet prej 61 personash. Fillimisht do të ketë një inspektim në aeroportin e Rinasit me përfaqësues të Aviacionit Civil dhe Policisë së Shtetit e më pas do të vijohet me takime me përfaqësues të Bashkisë Tiranë në lidhje me sheshet që do të përcaktohen për t’u mbledhur tifozët, parkingjet, facilitetet që duhen krijuar, rrugët që do të bllokohen në ditën e finales, por edhe banerimin e qytetit para finales së madhe. Sigurisht, një vëmendje e madhe do t’i kushtohet stadiumit “Air Albania” dhe punimeve që duhen bërë aty për ta përshtatur çdo detaj me kërkesat e UEFA-s. Një aspekt i rëndësishëm është krijimi i të gjithë kushteve për të plotësuar kriteret e transmetuesit televiziv të finales. Gjithashtu, pjesë e këtij grupi do të jenë dhe përfaqësues të sponsorave të aktivitetit, të cilët vijnë për të parë mundësinë për të organizuar aktivitete promovuese gjatë ditëve para finales. Në këtë vizitë do të diskutohet edhe për organizimin e vullnetarëve që do të angazhohen për këtë event madhor” – thuhet më tej në njoftimin e FSHF-së.

Gjithashtu mësohet se në mars do të ketë edhe një vizitë inspektuese të fundit e më pas do të nisë puna në terren për përgatitjen e finales.

Etiketa: air albaniaConference LeaguefinaljastadiumiUEFA

Të Lidhura

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

nga 27
19:18 | 12/02/2026
0

Ndeshja çerekfinale e Kupa e Shqipërisë mes AF Elbasani dhe Partizani në “Elbasan Arena” nuk prodhoi vetëm një rezultat minimal...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Para
Gjukanovic

Gjukanoviç: Serbia kërkon aneksimin e Malit të Zi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com