Komisioni i Disiplinës në FIFA ka dënuar me dy ndeshje pezullim portierin e kombëtares, Etrit Berisha, për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen ndaj Izraelit. Gjithashtu FIFA e ka gjobitur edhe me 5000 franga zvicerane portierin e Atalantës.
Përveç kësaj, lidhur me ndeshjen Shqipëri-Izrael, komisioni i disiplinës ka vendosur të dënojë FSHF-në me 10.000 franga zvicerane gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve.