Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 2 shoferë autobusi pasi tregëtonin mallra kontrabandë, si dhe ka proceduar penalisht një doganier.
Në pranga e policisë ranë konkretisht dy shoherët: Ligor Çombashi, 51 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinas, Fier dhe Arben Qerimi, 34 vjeç, banues në lagjen “Panvarsia” Vlorë .
Policia bën me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në një autobus me targa AA 662 NG i shoqërisë “Alba Bus Tours” në bagazhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash industriale, të cilat dyshohen se kanë hyrë kontrabandë: 2(dy) lavatriçe, 5(pesë) hekura rrobesh, 3(tre) fshesa me korent, 1(një) pompë nafte, si dhe pjesë të ndryshme mekanike për automjete, dhe 25 Kg detergjent të llojeve të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier pêr veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.