Policia e Fierit ka arrestuar një 48 vjeçar nga Fieri, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.
48 vjeçari akuzohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases V.Lule, 52 vjeçe. Gruaja e cila pasi ka shpëtuar nga dhuna e të vëllait, i është drejtuar policisë ku ka kërkuar edhe ndihmën e tyre.
Pas denoncimit të gruas, 48-vjeçari u vu në prangat e policisë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.