Dy fshatra në qytetin i Fierit janë prekur nga gripi i shpendëve. Lajmi bëhet i ditur nga Zyra e Veterinarisë në bashkinë e Fierit. Punonjësja e Zyrës së Veterinarisë Luiza Strati bën me dije se fshatrat e prekur janë Semani dhe Topoja.
Më tej ajo thotë që “… si pasojë e këtij virusi janë prekur shpendë të mbi 20 mijë familjeve dhe ka ngordhur një numër i madh shpendësh në këto dy zona”. Gjithashtu Luiza Strati i bën thirrje Ministrisë së Bujqësisë që të mos neglizhojë këtë situatë.
“Janë dërguar analizat në Institutin e Bujqësisë, por nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. I bëjmë thirrje Institutit të Bujqësisë, të sjellë përgjigje. Nevojitet të merren masa dhe të vendoset karantina. Instituti i Bujqësisë të mos neglizhojë situatën. Gripi i shpendëve nuk përhapet te njerëzit. Mostrat e shpendëve të ngordhur prej 4 ditësh janë dërguar në institut. Gripi dyshohet se është përhapur nga harabelat”, u shpreh Strati.