Një peshkatar është gjetur i pajetë në ujërat e Semanit në Fier. Policia bën me dije se personi i mbytur kishte shkuar për peshkim mëngjesin e sotëm.
“Më datën 11.04.2017, ora 12:30, në plazhin Seman, Fier, në grykëderdhjen e kanalit të hidrovorit Hoxharë, nga banorë të zonës është gjetur i mbytur shtetasi A.M, 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas Fier, i cili ka qenë duke peshkuar”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.