Një 80-vjeçar nga Fieri është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30, ndërsa ka qenë personeli i hotelit që ka konstatuar se i moshuari kishte ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shtetasi R.S, 80 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.