Një 68-vjeçar nga qyteti i Fierit është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Kastriot”. Mësohet se shtetasi me inicialet M.Ll. jetonte i vetëm.
Policia bënë me dije se ka qenë vëllai i viktimës ai që ka gjetur mbrëmjen e djeshme trupin e pajetë brenda banesës. Ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.
Paraprakisht mësohet se 68-vjeçari vuante nga problemet kardiake, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar përgjigjen zyrtare për vdekjen.