Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm, ku një 29-vjeçare dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, në qytetin e Fierit.
Kanë qenë familjarët e të resë ata të cilët kanë vrapuar menjëherë pas incidentit dhe e kanë dërguar 29 vjeçaren me urgjencë në spital për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mësohet se e reja aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes