Raporti i Investitorëve të Huaj, rënie në secilin tremujor
Klima e biznesit në Shqipëri njeh vetëm përkeqësim. Indeksi i Klimës së Biznesit, një publikim i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) flet për rënie të vazhdueshme në të gjithë tremujorët e vitit të shkuar. Kjo është goditja e radhës e investitorëve të huaj për qeverinë, pas treguesit të përkeqësuar të klimës së biznesit nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, DIHA, dhe deklaratave të forta për largim investitorësh nga Dhoma Amerikane.
Sipas FIAA-s, shoqata anëtare të të cilës janë disa nga investitorët e huaj më të mëdhenj në vend, ndër elementët të cilët janë perceptuar si faktorë me impakt negativ në klimën e biznesit gjatë të 4 tre-mujorëve të vitit 2015 janë: Zbatimi i ligjit, efektiviteti i gjyqësorit, ndryshimi i legjislacionit tatimor, korrupsionit në institucionet publike, mungesa e konkurrencës së ndershme etj.
Indeksi i Klimes së Biznesit hartohet me pjesëmarrjen e kompanive të sektorëve në energjetikë, minerale e hidrokarbure dhe publikohet në bazë tremujorësh.