Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” –

07:36 | 27/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Maj 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026

Ishte gati të ikte në Karakas –

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, një nga 2 ditët më të rëndësishme në kalendarin e besimit mysliman. Mijëra besimtarë u mlodhën në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit.

Ceremonia u shoqërua me mesazhe paqeje, solidariteti dhe harmonie mes njerëzve. Udhëheqësit fetarë apeluan për më shumë mirëkuptim, ndihmë ndaj njerëzve në nevojë dhe forcim të vlerave familjare e shpirtërore.

Kreu i KMSH-së ka përcjellë edhe një mesazh urimi para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe bashkëjetesës mes njerëzve. Në fjalën e tij, ai u shpreh se Kurban Bajrami është një festë që i fton besimtarët të largohen nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit.

“Kurban Bajrami është festa që na mëson të largohemi nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë të shenjtë, Allahu na kujton në Kuranin Famëlartë: ‘O ju njerëz, ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Më i miri te Allahu është ai që është më i devotshëm’. Ky ajet është një mesazh i madh për të gjithë: të jetojmë me respekt dhe me dinjitet ndaj njëri-tjetrit”, tha kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Pas faljes së Namazit, besimtarët shkëmbyen urime për festën, ndërsa shumë familje vijojnë traditën e therjes së kurbanit dhe ndarjes me të afërmit dhe familjet në nevojë. Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën, devotshmërinë dhe bamirësinë në fenë islame.

Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”.

Kurbani paraqet materializimin e nijetit dhe të gatishmërisë, që në emër të Allahut të flijohet. Përveç aspektit shpirtëror të kurbanit, është i rëndësishëm edhe aspekti social i tij, ndihma për atë që nuk ka, në mënyrë që të gjithë së bashku të festojnë këtë festë islame.

Sipas fesë myslimane, riti i faljes së Bajramit të Madh konsiston në dy momente: e para, është lutja nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele e rritur, e cila i dedikohet Zotit. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.

Gijotina.com uron të gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar!

Të Lidhura

Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar

Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar

nga 27
08:23 | 27/05/2026
0

Gjermania dhe Holanda kanë dërguar një sinjal të qartë për qeverinë shqiptare në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke theksuar...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Maj 2026 –

nga 27
07:53 | 27/05/2026
0

DashiShumë dëshirë për të vepruar, por energjitë nuk do të jenë në nivelin më të lartë. Në punë do t’ju...

Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026

Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026

nga 27
07:47 | 27/05/2026
0

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Ishte gati të ikte në Karakas –

Ishte gati të ikte në Karakas –

nga 27
23:14 | 26/05/2026
0

Njëqind bizhuteri të çmuara dhe orë luksoze, me një vlerë totale midis 2 dhe 3 milionë euro. Sete rubinësh, smeraldesh...

Para
Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026

Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar

Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar

08:23 | 27/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Maj 2026 –

07:53 | 27/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026

Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026

07:47 | 27/05/2026
Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” –

Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” –

07:36 | 27/05/2026
Ishte gati të ikte në Karakas –

Ishte gati të ikte në Karakas –

23:14 | 26/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar
  • Horoskopi për ditën e sotme, 27 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 27 Maj 2026
  • Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” –
  • Ishte gati të ikte në Karakas –
  • Ishte gati të ikte në Karakas –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar
  • Horoskopi për ditën e sotme, 27 Maj 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com