“Festa të çmendura në burg”/ Daily Mail: Të burgosurit shqiptarë tallen me autoritetet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Festa të çmendura në burg”/ Daily Mail: Të burgosurit shqiptarë tallen me autoritetet

13:17 | 02/09/2019
në Bota, Kryesore
0

“Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje”, kështu e nis britanikja “Daily Mail” shkrimin, një investigim i cili nxjerr në pah se si të dënuarit shqiptar në burgjet angleze përdorin lirshëm celularë dhe komunikojnë me botën jashtë përmes rrjeteve sociale.

“Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje. Ata përdorin celularë dhe bëjnë festa të çmendura në qelitë ku vuajnë dënimin. Të tjerët kontaktojnë hapur me bashkëpunëtorët që ndodhen jashtë buegjeve. Një hetim i Daily Mail identifikoi se të paktën 7 të burgosur që përdorin celularë dhe janë aktiv në media sociale. Në listën e personave të identifikuar është edhe një baron droge shqiptar, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për drejtimin e një grupi kriminal, në trafikun e kokainës dhe kanabisit.” citohet ne shkrim.

Read more

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Ai përdor telefon në burg, duke postuar video të drejtpërdrejta në Facebook. Postimet e tija shihen deri nga 70,000 njerëz. Në një postim ai shkruan “Zjarr në qeli”, të cilën e ka publikuar javën e kaluar. Në video ai filmon veten dhe të burgosurit, të cilët shihen me celularë në duar teksa janë duke kërcyer dhe qeshur. Gjithashtu ata shkruajnë se çdo të shtunë kanë festa si kjo në burg. Një i dënuar me 9 vjet burg për drogë dhe që ishte anëtari i një bande famëkeqe, ka thënë për një reporter se ai ka paguar 1500 paund për të marrë telefonin në burg

Një tjetër gangster në burgun e Kategorisë C ka përdorur telefonin e tij për të kontaktuar një tjetër kriminel përmes medieve sociale. Ndërkohë, kreu i një bande të rrezikshme, i dënuar me 6 vjet burg pasi tentoi t’i ikte policisë me makinën që po transportonte drogë, me një vlerë prej 1 milion paundësh. Ai postoi një foto të vetes së tij, duke shijuar një vakt të shijshëm në ditën e Bajramit, festës myslimane.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson investoi 100 milion paund, për të ndalur përdorimin e celularëve në burg, apo substancave që nxisin krimin dhe çrregullimin . Ministri i burgjeve, Lucy Frazer, tha javën e kaluar se problemi i celularëve ishte ‘përmirësuar’ për shkak të qëndrimeve të ashpra që janë marrë nga qeveria. Por Daily Mail ka identifikuar dhjetëra foto dhe video të postuara nga kriminelët famëkeq , që përdorin telefona në burg. Disa të burgosur i përdorin ata për të postuar veten, teksa janë duke parë futboll në TV dhe duke folur me të afërmit e miqtë.

Pasi Daily Mail ka publikuar investigimin, Ministria e Drejtësisë, tha se llogaritë e medieve sociale të përdorura nga shtatë të burgosurit ishin të mbyllura. Telefonat u konfiskuan dhe të burgosurit po përballen me ndëshkime që pritet të përfshijnë kohën shtesë pas hekurave. Një faqe në Facebook, “The Best”, i drejtuar nga shqiptarët në burg ka më shumë se 70,000 ndjekës. Trafikanti i kokainës Ndriçim Musaj u burgos për nëntë vjet në gusht të 2016, pasi oficerët i sekuestruan një mitraloz dhe drogë me një vlerë prej 6.4 milion paund. Por muajin e kaluar ai postoi një fotografi të vetes në faqen e tij në Facebook të ulur në një stol në kopshtin e burgut me titullin ‘Ndjehem mirë’, ’së bashku me një emoji të një fytyre të buzëqeshur.

Ai i tha një reporteri nga Facebook se ishte “në burg” dhe madje me krenari i dërgoi një shkrim gazete për dënimin e tij për trafikun e drogës. I pyetur se sa kushtoi të futej një telefon në burg, ai tha: 1.500 paund. Një tjetër i burgosur duke postuar video në grupin “The Best” në Facebook foli për ndjekësit edhe për markat e telefonave që ka përdorur. Ai tha: “Unë kam përdorur Samsung dhe iPhone por mendoj se Sony është më i mire”. Një zëdhënës i Shërbimit të Burgjeve tha: “Kjo sjellje nuk do të tolerohet kurrë dhe personat e përfshirë në shkelje të tilla do të ndëshkohen. Qeveria është e vendosur të rindërtojë besimin në sistemin e drejtësisë”. Facebook tha: “Kur ne njoftohemi për llogari aktive që përdoren nga burgu, ne zbatojmë urdhrat ligjorë për t’ua bllokuar.” /BW

Etiketa: “Festa të çmendura në burg”daily mailtë burgosurit shqiptarë

Të Lidhura

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

nga 27
13:37 | 04/06/2026
0

Botërori 2026 pritet të sjellë një nga historitë më të veçanta dhe më të ndërlikuara jashtë fushës, me Iranin që...

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

nga 27
13:27 | 04/06/2026
0

Në Ujësjellës Kanalizime Tiranë, prej disa muajsh punonjësit flasin më shumë për “zonat” sesa për punën. Ne korridore nuk flitet ...

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

nga 27
13:19 | 04/06/2026
0

Gardhi rrethues, i vendosur rreth një muaj më parë në zonën e Akernisë, pranë pyllit dhe hidrovorit, është hequr gjatë...

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

nga 27
12:57 | 04/06/2026
0

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjte, në aksin rrugor Krutje – Pushimi i Shoferit. Një...

Para
Vrau babanë me sëpatë, i riu kishte dalë nga burgu para disa vitesh

Vrau babanë me sëpatë, i riu kishte dalë nga burgu para disa vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

13:37 | 04/06/2026
Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

13:27 | 04/06/2026
Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –

13:19 | 04/06/2026
Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –

12:57 | 04/06/2026
U arrestua në Dubai, ekstradohet sot drejt Shqipërisëi i shumëkërkuari Durim Bami –

Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –

12:51 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –
  • Pas largimit të rojeve, çmontohet gjatë natës gardhi rrethues në Zvërnec dhe Akërni –
  • Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir –
  • Nga Durim Bami te Aldo Avdyli, SPAK kërkon 98 vite burg për anëtarët e dosjes ‘Revanshi –
  • Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë, po transportonte studentë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –
  • Në UKT nuk pyetet më për eksperiencë, por “nga je?”, kush eshte koordinatorja e preferuara e drejtorit Shoshi… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com